Amazon 20.000 te punesuar me pak per shkak te roboteve
Magazinat e Amazon do të kenë rreth 20.000 më pak punonjës njerëz dhe më shumë robotë gjatë periudhës së zënë të Krishtlindjeve, ka pohuar një analist.
Gjigandi i shitjes me pakicë rekruton mijëra punëtorë shtesë çdo vit për të ndihmuar në plotësimin e kërkesës së rritur të periudhës festive. Amazon po rekruton vetëm 100,000 njerëz të tjerë për këtë vit,rreth 20,000 punonjës njerëz më pak krahasuar me dy Krishtlindjet e mëparshme. Analisti i Citi Mark May i tha CNBC se kjo ka të ngjarë të jetë një shenjë e hershme e automatizimit në rritje në Amazon, duke zvogëluar mbështetjen e saj tek punonjësit njerëz.
"Ne kemi parë një përshpejtim në përdorimin e robotëve brenda qendrave të tyre të magazinimit që korrespondon me një numër më të vogël punëtorësh dhe akoma më pak janë duke u punësuar për një periudhë mjaft të ngarkuar siç është ajo e pushimeve," tha analisti i internetit. "Që nga sezoni i fundit i festave, ne jemi përqendruar në punësimin e vazhdueshëm me kohë të plotë në qendrat tona të magazinimit dhe dhe në detyra të tjera", tha zëdhënësi i Amazon, Ashley Robinson për CNBC. "Jemi krenar që kemi krijuar mbi 130,000 vende të reja pune vetëm vitin e kaluar".
Zonja Robinson tha se që nga viti 2012 Amazon ka krijuar 300,000 punë me orar të plotë. "Është një mit që automatizimi zëvendëson vendet e punës dhe shkatërron rritjen neto të vendeve të punës," tha ajo."Ekipet tona punojnë së bashku me më shumë se 100,000 robotë në mbi 26 qendra të magazinimit në mbarë botën dhe ne jemi të ngazëllyer për të vazhduar rritjen e teknologjisë që ne përdorim në qëndrat tona duke rritur fuqinë punëtore globale". Muajin e kaluar Amazon njoftoi se do të rriste pagën minimale të punëtorëve në SHBA me rreth 15 dollarë për orë.
Por deklarata të tilla vijnë fill pas kritikave të mëdha që i referohen kësaj kompanie dhe trajtimit të punonjësve, ku sipas një sondazhi rezulton se ata shfrytëzohen dhe nuk u ofrohet siguri në punë. Qendrat e magazinimit të Amazon cilësohen si një nga vendet më të rrezikshme për të punuar në Shtetet e Bashkuara nga Këshilli Kombëtar për Sigurinë në Punë dhe Shëndetin në raportin e tyre të fundit, të botuar gjithashtu në prill 2018.