Elon Musk do hape ne dhjetor tunelin e shpejtesise se larte
Elon Musk ka shpërndarë një video ku shfaqet tuneli nëntokësor i shpejtësisë së lartë në Los Angeles, i cili do të hapet muajin e ardhshëm.
Musk ka ndarë disa prej detaje paraprake të tunelit të tij të parë nëntokë që do të mundësojë udhëtime tranzit të një shpejtësie të lartë. Tuneli ka një gjatësi prej dy milje dhe sipas kompanisë do të jetë gati për tu përdorur nga automjetet brenda muajit të ardhshëm.
Musk nuk dha asnjë detaj rreth faktit se sa milje janë ndërtuar deri më tani nga ana e kompanise Boring CO por njoftimi i rëndësishëm është që sidoqoftë do të jetë gati për tu parë dhe përdorur brenda muajit të ardhshëm. Gjithashtu ka edhe një dati për eventin e prezantimit, që sipas kompanisë do të mbahet me datë 10 dhjetor nga ku shpresohet që ditët në vazhdim të mund të jetë operacional edhe për publikun. Tuneli është i vendosur nën zonën periferike të Los Angelos, pra nëntokë, nga ku do të mund të dërgojë pasagjerë në mjete private, të cilat do të udhëtojnë me shpejtësi deri në 150 mph.
Secila prej automjeteve mund të mbajë deri në 16 pasagjerë përnjëherë përmes sistemit të Loop siç edhe është quajtur. Teknologjia e këtij tuneli është e ndryshme me atë të diskutuar më parë për hyperloopin i cili do të transportonte njerëz në shpejtësi më të lartë, duke nxjerrë jashtë ajrin jashtë një tuneli për të reduktuarrezistencën e ajrit. Firma nisi ta ndërtojë tunelin vitin e kaluar.
Kompania Boring shpreson tu ofrojë pasagjerëve udhëtime në një tunel të shpejtësisë së lartë për vetëm 1 dollarë, duke pasur si qëllim të vetëm reduktimin e trafikut të rënduar në Los Angelos. Tani për tani sistemi Loop është i limituar vetëm me një tunel, por sigurisht që Musk është duke menduar plane më të mëdha në lidhje me këtë sistem. Sipas tij pritet të ndërtohet një rrjet i tërë tunelesh në Los Angelos, që sipas tij është çelësi për lëvizjet më të shpejta nëpër qytet.