
Samsung pritet te prezantoje sot Galaxy F
Viti 2019 mendohet se do të jetë një vit shumë i rëndësishëm për Samsung, me Galaxy S10 që pritet të dalë dhe sigurisht me Galaxy F, telefonin që paloset.
Kompania pritet që shumë shpejt të prezantojë Galaxy S10, një smartphon plotësisht i ridizajnuar, një sensor fingerprint në ekran si dhe një sistem të ri kamerash si dhe një dizajn i gjithi ekran duke eliminuar edhe kornizën e zezë rrethuese. Gjithashtu një tjetër model, ai i shumëprituri dhe i shumë përfoluri nga kompania është "Galaxy F", i cili mendohet se e merr këtë emeër për shkak të karakteristikave të dizajnit, që ndryshe nga modelet e tjera ky smartphon arrin të paloset.
Galaxy F do të përmbajë një ekran OLED i cili do ti japë telefonit edhe mundësinë për tu palosur. Prej ditësh flitet se kompania do të prezantojë smartphonin e saj të veçantë Galaxy F këtë javë dhe sipas disa të dhënave nga brenda kompanisë një gjë e tillë do të ndodhë me të vërtetë. Konferenca vjetore për zhvilluesit e Samsung është caktuar të zhvillohet këtë javë, ku edhe pretendohet se kompania do të na njohë nga afër me modelin e tyre të veçantë të smartphonit. SDC nuk është aspak aq i madh sa ngjarja vjetore e WWDC e Apple, por SDC 2018 premton të jetë pak më shumë e mbushur me veprim se eventet që kemi parë në të kaluarën.
Sepse nuk ka dyshim që vëmendjen do ta marrë tërësisht Galaxy F dhe karakteristikat e tij. Samsung ishte në një garë me Huawei si kompania e parë që do të prezantojë telefonin që paloset por kjo garë rezultoi të fitohej nga një kompani Kineze e cila para një jave hodhi në treg një smartphon me karakteristika të tilla. Lajm i mirë për Samsung është se telefoni i palosshëm i prezantuar javën e kaluar ka të ngjarë të mos dalë kurrë jashtë Kinës. Samsung Galaxy F pritet të jetë një smartphone shumë më i rafinuar që punon si tablet kur shpaloset dhe si një telefon kur paloset. Ai supozohet të jetë i pajisur me chipset 7nm të gjeneratës së ardhshme të Samsung në nivel ndërkombëtar ose nga një kualitet i ri 7nm Qualcomm Snapdragon SoC në SHBA dhe do të shfaqë një version të veçantë të Android, krijuar nga Samsung dhe Google sidomos për telefonat që palosen.
Për sa i përket specifikave, Galaxy F besohet të ketë një ekran të madh prej 7.3 inç OLED. Një ekran i dytë prej 4.6 inç OLED thuhet të jetë në pjesën e jashtme të telefonit në mënyrë që të mund të përdoret si një telefon normal, ndërsa mbyllet duke u palosur. Telefoni pritet të jetë mjaft i madh dhe i rëndë, edhe pse i përshtatshëm për tu mbajtur në xhep. Ndërsa ne nuk jemi duke pritur një zbulim të plotë deri në vitin e ardhshëm, është thënë për shumë kohë që Samsung planifikon të prezantojë të dhëna paraprake në lidhje me telefonin këtë javë në SDC 2018.
Një gjë e tillë pritet të ndodhë dhe një të dhënë të tillë e kemi marë tërthorazi nga vetë kompania, me foton e publikuar dy ditë më parë në të cilën vërehej një logo e Samsung por që ndryshe nga origjinalja ajo ishte e përthyer. Ngjarja e SDC 2018 do të zhvillohet më datë 7 nëntor, një event i cili mund të ndiqet nga të gjithë onlinë teksa po ndodh, dhe të shpresojmë që ngjarja e mbrëmjes të jetë telefoni i palosshëm Galaxy F.
Më të lexuarat








