×
Secondary Adv

5000 dollare per te fjetur nje nate ne krocieren me luksoze ne bote

Share on Google+

 

Kemi dëgjuar shpesh për anije super gjigande të ndërtuara nga njeriu për të lunduar në det të hapur, qofshin këto anije mallrash, peshkimi apo krociere. Nga ana tjetër prodhuesit e jahteve po ndërtojnë cdo ditë objekte luksi, ku cmimet janë ndër më të kripurat. Dhe cudia e radhës është një krociere super luksoze me megasuita, ku vetëm një natë kushton 5000 dollarë!

 

 

Linja luksoze e lundrimit Regent Seven Seas Cruises tërhoqi vëmendjen duke prezantuar anijen më luksoze të ndërtuar ndonjëhrërë. Ajo është cilësuar si kroçiera më luksoze në botë. Për ta ndërtuar janë atë shpenzuar rreth 450 milionë dollarë.

 


Anija Explorer e Regent Seven Seas Cruises ka një kapacitet për vetëm 750 persona. Secila dhoma në fakt është një suitë.
Sipas USA Today, krocerja ka edhe një megasuitë,rreth 3.900 metra katrorë,  50% më e madhe se sa një shtëpi mesatare amerikane, një natë qëndrimi në të do të kushtojë 5000 dollarë personi.

 


Anija peshon në total rreth 56.000 ton dhe përfshin një kazino, një bibliotekë dhe tre restorante specialiteti, si edhe një dhomë kryesore ngrënie.
Edhe pse çmimet janë të kripura, prenotimet janë mbyllur brenda pak kohësh, duke kaluar pritshmëritë. Anija pritet të nisë lundrimin në verën e vitit 2016.
Udhëtimin e parë do e bëjë nga Monte Karlo për në Venecia më 20 qershor. Kompania bëri të ditur se ata kanë vendosur një standard të ri të luksit për aventurierët.


Më të lexuarat