×
Secondary Adv

Zbulohen banesat luksoze te Marsit

Share on Google+

Njerëzit e parë që do të kolonizojnë planetin e kuq do të jetojnë në luks përmes disa banesave që tashmë janë dizejnuar, thonë ekspertët.  

 

Banesat marsiane do të përmbajnë palestra, spa dhe këndet më të mira për të shijuar peizazhin që ofron planeti i kuq. Një prej banesave të cilat do të popullojnë planetin Mars pritet të kushtojë rreth 3.3 milion dollarë. Ekspertët krijojnë dizajne për tre shtëpi në fqinjin tonë galaktik për të shënuar fillimin e serisë së dytë të National Geographic në Mars. 

 

Eksperti i Marsit Stephen Petranek dhe Profesor David Dinges, një ekspert për sjelljen njerëzore nga Universiteti i Pensilvanisë, sugjerojnë se kolonizuesit e këtij planeti do të jetojnë në luks të plotë. Shtëpia e parë është në shënjestër të profesionistëve të rinj dhe është një apartament që përmban një kopsht, dritare të ngjyrosura dhe një çati xhami të mbuluar me ujë. Kostoja e parashikuar për këtë banesë do të ishte rreth 460,000 dollarë. 

 

E parë nga afër kjo shtëpi në Mars do të ishte e përshtatshme për të jetuar një familje, ku mund të gjesh një garazh, verandë dhe kopsht privat si dhe çdo komoditet tjetër që mund të gjendet në një shtëpi në Tokë. Një shtëpi tjetër e menduar në një sipërfaqe të ngritur e cila do të kushtonte 3.3 milion dollarë, është e pajusr me një kopësht privat, një palestër, spa relaksuese, një parking makinash dhe një dhomë lojërash. 

 

Një sondazh shoqërues u krye me rreth 2,000 njerëz të cilëve u bëheshin pyetje nëse do të donin të jetonin në planetin Mars, si do tu dukej jetesa në këtë planet dhe nëse do të shpërnguleshin në këtë planet. Anketa e National Geographic zbuloi se dhjetë për qind e njerëzve do të ishin të lumtur të zhvendoseshin në Mars, sapo tu jepej mundësia. Një tjetër 15 për qind zbuluan se blerja e një prone në planetin e kuq është më tërheqës se sa në Tokë.

 

Z. Petranek tha:"Në fund të fundit, që jetojnë në Mars duhet të duken më tërheqës dhe psikologjikisht më miqësore sesa të jetojnë në Tokë. "Ndërsa i bëjmë këto parashikime tani, ne mund të pyesim vetëm se çfarë dizajne ne do të përvetësojmë, meqë qindra mijëra njerëz do të kalojnë në Planetin e Kuq".


Më të lexuarat