Një grup studentësh në Kinë kanë krijuar një dron që quhet Net Guard, i cili përmban një rrjetë që shërben për të transportuar njerëz në operacione shpëtimi.
Ata kanë arritur të krijojnë një model të veçantë dhe që nuk është parë kurrë deri më sot, të një droni i cili arrin të shformohet në katër pjesë të cilat kur hapen shërbejnë si skajet mbajtëse të një rrjete.
Rrjeta është konceptuar të përdoret në rastet erënies së një zjarri për të mbajtur njerëzit në brendësinë e saj dhe për ti transportuar ato të sigurt larg prej zonës së rrezikshme. Koncepti bazë i strukturës së dronit është që një dron i stilit helikopter arrin të zgjerohet për të shfaqur nga brendësia e tij një rrjetë. Veçori tjetër qe këtij droni është që ai arrin të shkojë dhe të shpëtojë njerëz në rrezik edhe në lartësitë më të mëdha, zona ku shpesh zjarrëfikësit e kanë të vështirë të ndërhyjnë.
Aftësia e tij për tu ngjitur në lartësi të tilla e bën ndryshe nga dronët e tjerë, gjë që drejtpërdrejtë flet për përmbajtjen e një motorri shumë të fuqishëm dhe rrjedhimisht për dronin më të fuqishëm deri më sot. Gjithashtu mjaft e pabesueshme është se si një dron mund të mbajë një njeri përmes kësaj rrjete dhe ta transportojë atë drejt një vendi të sigurtë, por helikat e këtij droni janë vendosur në korniza statike të papërkulshme.
Shtrirja e një rrjete midis cepave të dronit e bën atë më kompleks pasi ende nuk është bërë e qartë nga krijuesit se si arrin ajo të mbajë të qëndrueshëm një njeri teksa droni fluturon drejt destinacionit.Ende janë shumë detaje të cilat nuk janë bërë akoma me dije nga krijuesit e këtij droni, i cili duhet thënë është ende në një fazë koncepti.
Por padyshim një dron i tillë është krejtësisht i veçantë në llojin e tij dhe me patjetër do të ishte një risi mjaft e dobishme në fushën e operacioneve të kërkim shpëtimit.