×
Secondary Adv

Krijohet cipa per dritaret qe bllokon nxehtesine

Share on Google+

Një shtresë e hollë që ngjitet në dritare është e aftë të bllokojë nxehtësinë dhe të reduktojë përdorimin e ajrit të kondicionuar në ditët e nxehta të verës.   

 

Shkencëtarët thonë se materiali i tejdukshëm mban jashtë rreth 70 përqind të rrezeve të diellit dhe automatikisht bëhet më e errët kur temperaturat rriten, për të përthyer rrezet e nxehta të diellit në ditë me temperatura të larta. Ekipi që qëndron pas kësaj shpikje se nëse çdo sipërfaqe e jashtme e dritareve të shtëpisë tuaj do të mbuloheshin me këtë cipë, kostot e ajrit të kondicionuar të ndërtesave do të uleshin deri në 10 përqind. 

 

Në Amerikë është vlerësuar se kondicionerët përdorin rreth 6 përqind të të gjithë elektricitetit. Kjo përkthehet në një kosto prej rreth 29 bilion dollarë, një shpenzim i cili parashikohet të rritet me ngrohjen globale. Kërkuesit në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts janë ata të cilët kanë krijuar cipën reflektuese të nxehtësisë. Ajo ka një material që shkrin dhe bëhet e njëtrajtëshme kur ekspozohet ndaj temperaturave 32 gradë ose më shumë. 

 

Shpresohet që materiali mund të prodhohet për shtëpitë dhe bizneset për tu përdorur në dritare gjatë periudhës së nxehtë të verës. Në një test të kryer inxhinierët aplikuan mbi një xham një solucion të substancës që bllokon nxehtësinë, për të krijuar idenë e një dritareje që mbulohet nga një cipë. Ata aplikuan dritë mbi dritaren për të imituar rrezet e diellit që tentojnë të futen përmes dritares. Cipa bëhet e ftohtë dhe e mbuluar me brymë si kundërpërgjigje ndaj nxehtësisë që vjen, duke reflektuar 70 përqind të nxehtësisë që prodhohet nga llampa nga e cila vjen ngrohtësia. 

 

Profesori i MIT, Nicholas Fang, thotë se materiali ofron një alternativë të përballueshme dhe me efikasitet të energjisë për teknologjitë ekzistuese të dritareve. Dritaret e zgjuara në treg aktualisht nuk janë shumë efikase në bllokimin e nxehtësisë që vjen nga dielli, ose ato mund të kenë nevojë për më shumë fuqi për të realizuar një gjë të tillë. "Përmbushja e kësaj sfide është kritike për një zonë metropolitane si Hong Kongu, ku njerëzit kanë një kufi të rreptë për kursimin e energjisë". 


Më të lexuarat