×
Secondary Adv

Tre asteroide gjigande pritet ti afrohen Tokes sot

Share on Google+

Tre asteroidë me përmasa gjigande pritet të kalojnë shumë pranë Tokës këtë të shtunë, është ky një paralajmërim nga NASA.   

 

Shkencëtarët parashikojnë se shkëmbinjtë më të mëdhenj të hapësirës, ​​të quajtur 2018 VR1, janë deri në 30 metra të gjerë, përmasa të cilat korespondjnë me ato të një balene blu. NASA pret që asteroidët të arrijnë të afrohen shumë pranë me planetin tonë jo më larg se këtë të shtunë. 

 

Për fat të keq, do t'ju duhet një satelit për t'i parë, pasi ato janë jashtë rrezes së shikimit për pajisje amatore, pra të vetmit që mund të marrin një pamje më nga afër të tyre janë shkencëtarët dhe studiuesit të cilët do të jenë duke i vëzhguar këto fenomene hapësinore kaq të veçanta. Asteroidi hapësinor i njohur si 2018 VS1 u parashikua se do të kalojë pranë Tokës fillimisht nga shkencëtarët në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s në Kaliforni. Asteroidi gjigand parashikohet se do ti afrohet planetit tonë në një distancë prej vetëm 861.700 milje ose rreth 1.386.771 km në rreth 2:03 GMT GMT, 9:03 në ET të shtunën, me datë 10 nëntor. 

 

Një gjë e tillë do të thotë që ditën e sotme tre asteroidë të përmasave të mëdha do të gjenden shumë pranë nesh. Asteroidi ka përmasa  midis 13-28 metra por nuk pritet të godasë planetin tonë. Trajektorja e shkëmbinjve të hapësirës do të arrijë deri në 5 milion km larg Tokës, një distancë e sigurt duke marrë parasysh madhësinë e tyre. I fundit që do ti afrohet planetit tonë këtë fundjavë është asteroidi VX1 që kalon Tokën në orën 6:21 GMT ose 13:21 ET të shtunën.

 

VX1 do ti afrohet Tokës në një distancë prej vetëm 237.037 milje ose 381.474 km, distancë e cila është më afër nesh sesa Hëna. Ndonëse distancat mund të duken të mëdha, Nasa i klasifikon ato si distanca të afërta."Ndërsa asteroidët orbitojnë Diellin, Objekte pranëplanetit tonë mund të afrohen disa herë pranë Tokës", tha agjencia hapësinore."


Më të lexuarat