Policia e Dubait eshte pajisur me motocikleta fluturuese
Policia e Dubait po teston Hoverbikes, ose motoçikleta fluturuese elektrike, të cilat ulen dhe ngrihen vertikalisht si dhe të fluturojnë në shpejtësi 60 milje për orë.
Ndërkohë që Amerika është duke hasur vështirësi në pajisjen e Oficerëve të policisë me kamera, policia e Dubait vazhdon të depërtojë në të ardhmen dhe teknologjitë inovative. Policia e Dubait është duke u trajnuar për të përdorur Hoverbike, ose motoçikletën elektrike fluturuese e cila ulet dhe ngrihet vertikalisht.
Motoçikleta elektrike fluturuese do të përdoret nga policia e Dubait si pjesë e krijimit të njësisë e cila do të mundet që përmes këtij mjeti fluturues të ketë akses edhe në zonat që më parë ishin të vështira për tu arritur. Motoçikleta elektrike është e aftë të ngrihet nga toka dhe të përshpejtojë përpara për të arritur shpejtësi deri në 60 milje për orë. Dubai njihet për përdorimin e teknologjisë inovative gati në të gjitha fushat e jetës sidomos ato që lidhen me shërbimin.
Tashmë ishte rradha e policisë, të cilët mendohet se brenda vitit 2020 do të pajisen me mjetet fluturuese për të qënë më të shpejtë dhe të saktë në ndërhyrjet që u duhet të bëjnë, si dhe për të mundësuar survejim dhe ruajtje të rendit nga lart. Hoverbike do të kushtojë 15,000 dollarë dhe firma krijuese shprehet se është e gatshme të prodhojë deri në 40 të tilla nëse ato do të kërkohen nga policia e Dubait. Motoçikleta elektrike fluturuese është e bërë me fibra karboni por përsëri peshon rreth 253 paund.
Ky mjet fluturues ka katër motorë të cilët i mundësojnë ngritjen dhe uljen vertikale, ku dhe thuhet nga kompania arrin deri në 16 këmbë lartësi mbi tokë. Gjithashtu nga kompania krijues është thënë se mjeti fluturues arrin të udhëtojë vetëm për 10 ose 25 minuta maksimumi, në rastet kur drejtohet nga një pilot. Por kur mjeti ndodhet në modalitetin e dronit, arrin të fluturojë deri në 40 minuta. Kjo nuk është hera e parë që policia e Dubait ka përfshirë në flotën e saj automjete futuriste. Në të kaluarën, është shtuar një Bugatti Chiron, Lamborghini Aventador, dhe i3s BMW e gjitha elektrike.