
Si te besh para ne internet
Në këtë epokë, ku çdo gjë mund të bëhet online, bizneset janë duke bërë punën e tyre në të njëjtin burim. Ka shumë biznese që janë duke u ofruar njerëzve një shans për të punuar online nga shtëpitë e tyre.
Bizneset online rritën ngadalë por me siguri që pas disa kohësh do të mund të fitoni shumë të ardhura. Një nga arsyet kryesore pse ky lloj biznesi është duke u bërë kaq i preferuar, është për shkak se njerëzit mund ti kushtojnë shumë pak kohë si dhe të përfitojnë një sasi të mirë parash si shpërblim. Le të shikojmë disa nga idetë më të mira për të hapur një biznes online për të bërë para.
Dhjetë idetë më të mira për biznes online
10. Web Designing
Nëse jeni shfletues të përditshëm në internet, besoj se keni venë re shpeshherë gabime apo problemet në shumë website-ve që janë projektuar shumë keq. Faqet e tilla janë krijuar për të kapur syrin e konsumatorëve dhe mund të ndryshojë mendimin e një personi në lidhje me një kompani se çfarë ajo mund të ofrojë në të vertëtë. Nëse jeni një person që keni njohuri në dizajnim dhe rreth HTML-së, ju mund të krijoni faqe personale, të cilat mund t’i shisni për kompani të tjera të mëdha. Ka shumë kompani që janë të gatshme të paguajnë një shumë të hollash për një faqe interneti të përsosur, sidomos kur ajo është një nga çelësat për një biznes të suksesshëm.
9.Të bësh CV/Rezyme
Kjo është një aftësi që shumica e njerëzve nuk e kanë. Të bësh një CV për një intervistë pune mund të jetë një detyrë shumë e vështirë për disa persona. Ka shumë njerëz që janë në kërkim të një vendi pune dhe që do të paguanin gjithcka për një rezyme të formatuar siç duhet. Kjo rrit shanset e tyre për marrjen e punës që po kërkojnë, si dhe u jep atyre pak më shumë besim në punën e tyre, gjithashtu i ndihmon që të nxjerrin në pah aftësitë. Personat që bëjnë rezyme, janë të paktë sot dhe kjo do të jetë një punë shumë e mirë në qoftë se ju i keni aftësitë për të bërë këtë.
8. Agjent/keshillues marketingu online
Shumë njerëz duan që të lënë komentet e tyre të ndryshme në faqet e internetit si Amazon dhe E-Bay, etj, këta njerëz paguhen për të kthyer përgjigje klientëve. Ka shumë biznese që ofrojnë vende pune për këto njerëz që ndihmojnë kompaninë të shesë prodhimet e saj nëpër faqet e internetit apo qoftë nëpërmjet reklamave në rrjetet sociale. Pra, reagimet e çdo konsumatorit janë të rëndësishme. Nëse ju paguheni për të siguruar feedback, kjo është mënyrë shumë e mirë për të fituar para.
7. Dietologe
Kjo është një punë që mund të jetë mjaft e ndërlikuar sepse ju duhet t’u jepni ndihmë njerëzve që janë në kërkim për të. Ata kanë nevojë që ju t’i ndihmoni të formulojnë një regjim të të ushqyerit për çdo individ si dhe të mbajë një kurs të rregullt me ushtrime. Kjo nuk është një detyrë e lehtë sepse ju duhet të krijoni dieta dhe stërvitjen e duhur dhe aq më tepër ta jepni atë online, ndaj jo cdokush mund ta bëjë. Shumë instruktorë palestre punojnë me kohë të pjesshme në internet dhe fitojnë shumë para.
6. Autorët e E-Books
Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që cdo gjë e shkruar të kthehet në tekst elektronik. Shumica e shkrimtarëve po i botojnë librat e tyre jo vetëm në print por edhe në platforma online të leximit të librave me një kosto fare të vogël. E-books është një vend librash për lexim në cdo kohë. Shumë njerëz të cilët pëlqejnë të shkruajnë, por ajo ju refuzohet nga botuesi, atëherë këta persona i drejtohen internetit për të shkruar librat e tyre. Nëpërmjet një tarife minimale këta persona i drejtohen platformës online për të pasur sukses. Ajo është vendi i përsosur për të ardhmen e shkrimtarëve që të shfaqin talentin e tyre.
5.Asistencë teknike online
Disa biznese të vogla nuk kanë punonjës IT për të ndihmuar individët me ndonjë çështje teknike dhe ata kanë nevojë që të telefonojnë persona të posacëm që t’i ndihmojnë. Nëse një person ka njohuri në IT, mund të bëjë një sasi të mirë parash duke ndihmuar këto kompani që nga shtëpia e tij. Por asistenca teknike nuk është e lehtë. Ka një numër të madh njerëzish të cilët janë të kualifikuar në inxhinieri dhe kanë bërë kurse në fushë, por nuk kanë gjetur punën e duhur. Ndihma online është një mënyrë e madhe për ata, jo vetëm për të fituar, por edhe për të fituar kontakte dhe për të ndihmuar njerëzit të zgjerojnë përvojën e tyre.
4. Consignment Store
Ka shumë njerëz që shesin artikujt e tyre të cilësisë së mirë, të tilla si veshje dhe mobilje dhe bëjnë një fitim të mirë nga ajo. Ka njerëz të tjerë që kanë investuar në ngritjen e dyqaneve dhe rritjen e tyre nëpërmjet reklamimit. Në ditët e sotme ka dyqane që janë duke bërë të njëjtin biznes por në të njëjtën kohë ata kursejnë për reklamat, për të blerë apo marrë me qera një dyqan. Dyqane antike kanë ankande dhe mallrat shiten për ofertuesit më të lartë. Tani me dyqanet online, njerëzit mund të konkurrojnë nëpër kompjuterët e tyre dhe ajo që ju duhet është që të presin për disa orë dhe ofertuesi më i lartë merr pikë. Kjo është një tjetër ide e madhe e të bërit biznesit.
3. Dyqanet Etsy
Etsy është një vend ku njerëzit mund të blejnë të gjitha gjerat origjinale si batanije, çarçafë dhe qilima, si dhe piktura qelqi tepër të rralla. Njerëzit mund të hapin një dyqan dhe të marrin furnizimin e këtyre produkteve në sasi të mëdha me një çmim të arsyeshëm, të ulët, si dhe të bëjnë një fitim të mirë nga shitjet. Blerja me shumicë dhe shitja me një çmim fitimprurës është diçka që bëhet nga të gjitha dyqanet online. Blerja e produkteve dhe shitja e tyre në një tjetër kohë të pështatshme ka një fitim që të çon në një biznes të suksesshëm.
2. Mësimdhënia online
Ka shumë njerëz të cilët janë të interesuar për të mësuar shumë gjuhë ose dëshirojnë të studiojnë në lidhje me një subjekt të veçantë, por nuk kanë kohë për të shkuar në universitet. Ose për shkak se ata janë duke punuar ose kanë një familje për t'u kujdesur. Ka klasa online që ndihmojnë me këtë dhe e bëjnë më të lehtë për njerëzit që duan të mësojnë nëpërmjet një kompjuteri. Klasa nate apo klasa në kohën tuaj të përshtatshëm janë në dispozicion për të gjithë. Tutorët online, kurse online, si dhe provime online, çdo gjë është tani në dispozicion në internet. Është mënyra më e mirë që të nxirrni në pah aftësitë tuaja të mësimdhënies për të ndihmuar studentët të mësojnë mirë. Kjo është një mënyrë e mjaft e mirë për të fituar edhe para shtesë.
1.Programues aplikacionesh mobile
Një nga mënyrat më të mira për pasur fitime që nga shtëpia është në zhvillim e kërkesës për përdorimin e telefonit celular. Pajisjet Android janë shpërndarë e blerë në të gjithë botën dhe vazhdimisht kërkojë apps (aplikacione) të reja. Një projektues aplikacionesh mund të fitojë shumë para sidomos nëse arrin që të bëjë një komponent që godet tregun. Ka shumë aplikacione software, si dhe disa që janë në dispozicion në tregun e telefonisë mobile. Pasi ato shiten, në qoftë se aplikacioni i tij ka sukses, projektuesi mund të fitojë shumë para.
Punët online si këto kanë ardhur ngadalë dhe kanë pasur një sukses të madh. Bizneset online janë krijuar si mundësi për të gjithë për të fituar para që nga shtëpia.
Më të lexuarat








