Nje teknologji qe fshin kujtimet e padeshiruara po zhvillohet
Shkencëtarët janë duke zhvilluar një teknologji që do të na mundësojë të fshijmë kujtimet e padeshiruara nga e kaluara.
Duke ndërhyrë në mënyrë elektronike në valët e trurit të cilat realizojnë përçimin dhe ruajtjen e kujtimeve tona, ne mundet që së shpejti të jemi të aftë të trajtojmë probleme të tilla mendore si përshembullhumbja e kujtesës dhe çregullimet e stresit post traumatik, duke hequr ato kujtime që shkaktojnë grumbullimin e stresit, u shprehën kërkuesit.
Duke përdorur të njëjtat teknika, ne do të mund të vendosim ato që përshkruhen si 'proteza të kujtesës' për të përmirësuar kujtimet tona ose për të krijuar edhe ato të reja. Z. Pycroft, një studiues i mjekësisë dhe ekspert në pajisjet implantuese neuromoduluese në Grupin Funksional të Neurokirurgjisë së Oksfordit, tha: 'Implantet e kujtesës janë një perspektivë e vërtetë dhe emocionuese, duke ofruar përfitime të rëndësishme shëndetësore. 'Perspektiva për të qenë në gjendje për të ndryshuar dhe përmirësuar kujtimet tona me elektroda mund të tingëllojë si fiction. "Por ajo bazohet në një shkencë solide, themelet e së cilës tashmë ekzistojnë sot. 'Protezat e kujtesës janë vetëm një çështje kohe.' Aftësia për të regjistruar në mënyrë elektronike valët e trurit që ndërtojnë kujtime dhe pastaj përmirësuar apo edhe rishkruar ato mund të jetë vetëm një dekadë larg, thonë ekspertët.
Por ekziston një anë e errët: sulmuesit kibernetikë mund të jenë në gjendje që një ditë të vjedhin kujtimet tona ose të implantojnë ato të rreme duke synuar pajisjet e leximit të mendjes. Dmitry Galov, nga kompania kibernetike e sigurisë, Kaspersky Lab, e cila po bashkëpunon me Oksfordin, tha:"Megjithëse nuk janë vërejtur sulme në shënjestër të neurostimulatorëve, ekzistojnë pika dobësie që nuk do të jenë të vështira për t'u shfrytëzuar". Grupi i Neurokirurgjisë Funksionale të Oksfordit tashmë përdor neuro stimulues të përfshirë në trurin e pacientëve për të lehtësuar simptomat e sëmundjeve të ndryshme.