Secondary Adv

Ekzoskeleti qe ju ndihmon me peshat e renda

Share on Google+

Një grup sipërmarrësish japonezë kanë krijuar një ekzoskelet i cili bën të mundur reduktimin e peshës së ngarkesave të rënda që punëtorëve u duhet të mbajnë. 

 

I ashtuquajturi Muscle Upper peshon vetëm 17 kilogramë dhe ka fuqinë për të ngritur një maksimum ngarkese prej 30 kilogramë, thonë krijuesit e tij. Ideja e Innophys, e cila është një kompani e krijuar nga Universiteti i Shkencës së Tokios, mund të shpëtojë punëtorët e fabrikave të cilëve u duhet të mbajnë pesha të rënda gjatë punës, nga dëmtimet e muskujve dhe nyjeve që ndodhin si pasojë e ngritjes së përsëritshme të peshave të rënda. 

 

Në mënyrë të veçantë, ajo lehtëson dhe redukton përdorimin e shpinës dhe krahëve, që do të thotë se mund të jetë ideale për ata që punojnë në fabrika. Një video që tregon ekzoskeletin zbulon se ajri i ngjeshur përdoret për të përkulur 'muskujt', të cilat janë bërë prej gome. Me një çmim prej rreth 17.000 paund, pajisja është aktualisht në shitje për të gjitha kompanitë që duan të pajisin punëtorët e tyre me të. "Produkti është kompakt dhe mund të përdoret në mjedise të ndryshme", tha Presidenti i Innophys, Takashi Furukawa.  

 

 

'Exoskeleti është në funksion të njeriut që e përdor atë, pra ai thjesht ju lehtëson punën dhe peshat që juve ju duhet të ngreni herë pas herë si shkak i punës që bëni, u shpreh ai. Pra falë një pajisjeje të tillë çdokush të cilit i duhet të bëjë një punë të rëndë në fabrikë, dhe që her pas herë nevojitet të ngrejë dhe të lëvizë ngarkesa, tashmë do të mund ta bëjë këtë pa u lodhur dhe pa pësuar dëmtime të cilat mund të jenë edhe fatale për shëndetin e njeriut. 

 

Por ekzoskeletët tashmë kanë gjetur përdorim në fusha të ndryshme. Qershorin e këtij viti një firmë franceze zhvilloi një pajisje ekzoskeleti futuristike që mund të ndihmojë pacientët me paralizë të plotë të trupit për të ecur pa paterica ose karrocë me rrota. I quajtur 'Atalante', është një kostum robotik që përdor kompjutera dhe motorë të sofistikuar për të matur mënyrën se si njerëzit ecin. Pajisja u zhvillua nga Wandercraft në Paris dhe tani është duke u testuar tek pacientë të ndryshëm.


Më të lexuarat