Secondary Adv

Analistet parashikojne fundin e smartphoneve

Share on Google+

Ky është 'fillimi i fundit' për smartphonët tradicionalë të cilët shumë shpejt do të zëvendësohen nga pajisje të tjera, sipas një raporti vjetor të teknologjisë.   

 

Analistët besojnë se diçka krejtësisht e ndryshme mund të zëvendësojë telefonin inteligjent siç janë unazat inteligjente, byzylykët dhe syzet. Edhe pse krijuesit më të mëdhenj si Apple dhe Samsung zbulojnë pajisje të reja smartphon me performancë të përmirësuar, shitjet e përgjithshme janë përgjysmuar me shumicën e tregjeve kryesore të mbushura kryesisht, njoftoi raporti. 

Katalizator tjetër për smartphonët mund të jenë mundësitë e ofruara nga përfshirja e rrjetit 5G ose të gjeneratës të pestë, faktorë të rinj formash ose përparime në realitetin virtual dhe të shtuar. Themeluese e institutit Future Today, Amy Webb, tha në raportin e saj vjetor mbi trendet e teknologjisë, që 2018 shënon fillimin e fundit të smartfonëve tradicionalë. Ajo sheh një kalim në një epokë të re të kompjuterëve dhe pajisjeve të lidhura në bazë të zërit, gjesteve dhe prekjes.'Tranzicioni nga smartphonët në pajisjet inteligjente që vishen dhe ndërveprimet e padukshme, kufje të cilat kanë sensorë dhe folës biometrikë, unaza dhe byrzylykë që ndiejnë lëvizjen; syze inteligjente që regjistrojnë dhe shfaqin informacion, të gjitha këto do të ndryshojnë përgjithmonë se si përjetojmë botën fizike, shkruan znj. Webb. 

 

Analistë të tjerë thonë se smartphonët nuk  do të zhduken së shpejti, edhe pse tregu po ndalon. 'Smartphonët nuk po largohen, por mund të ndryshojnë formën dhe karakteristika të ngjashme,' tha David McQueen. Z. McQueen tha në një raport të kohëve të fundit se industria e telefonisë së lëvizshme po evoluon në pajisje me eksperienca virtuale të të prekurit, të nxitura nga inteligjenca artificiale, realiteti i përzier dhe kontrolli i gjesteve. Pajisjet e reja gjithashtu mund të shohin përmirësimin e biometrikës si njohja e fytyrës dhe ndryshimet siç janë ekranet e palosshme. ABI Research thotë se Google dhe Amazon do të udhëheqin dhe të nxisin risi për smartfonët dhe ekosistemet e lidhura gjatë pesë apo gjashtë viteve të ardhshme, për shkak të fuqisë së tyre në këto teknologji të reja. Shitjet globale të smartfonëve pritet të bien 0.7 për qind në 2018 në 1.455 miliardë njësi, sipas firmës kërkimore IDC. 

 

Por IDC e sheh që tregu i përgjithshëm i smartfonëve të rritet përsëri dhe të arrijë 1.646 miliardë njësi deri në vitin 2022. Tregu mund të ketë një rritje në vitin 2019 nga 5G dhe një shfaqje e mundshme e pajisjeve të para me ekran të palosshëm ose që përthyhet, sipas z. O'Donnell. Analisti tha se konkurrenca midis firmave të teknologjisë tani po përqendrohet tek ndihmësit dixhitalë të zgjuar si Amazon Alexa, Google Assistant, Siri i Apple dhe të tjerë. Kjo po bëhet një "betejë e fuqisë mbi platformat që mund të ndikojnë në tregun e smartfonëve", sipas z. O'Donnell, i cili vuri në dukje se disa gjëra mund të ndryshojnë nëse lojtari dominues bëhet Amazon, i cili bën një sërë pajisjesh por jo smartphonë. 


Më të lexuarat