Secondary Adv

Njihuni me pajisjen qe mat ekspozimin ndaj rrezeve UV

Share on Google+

L'Oréal ka prezantuar një pajisje që vishet e cila mat ekspozimin tuaj ndaj rrezeve të dëmshme ultra violetë, të cilat dëmtojnë seriozisht lëkurën dhe sytë. 

 

Sensori UV ose sensori i cili mat sasinë e rrezeve ultra violetë  ndaj të cilave ekspozohet një njeri, i quajtur La Roche-Posay My Skin Track ose gjurmuesi i lëkurës time, është projektuar për tu vendosur në rrobat tuaja ose çantën.  

 

Gjurmuesi i lëkurës është mjaft i lehtë për tu përdorur pasi ai është në formë kapseje dhe arrin që lehtësisht të qëndrojë në sipërfaqet e veshjeve apo çantës tonë. Një veçori e gjurmuesit është se ai përdor NFC dhe jo Bluetooth për të transmetuar të dhënat e tij, që do të thotë se nuk kërkon që një bateri në mënyrë që të funksionojë. L'Oreal më parë prezantoi një sensor të ngjashëm i cili mund të vendosej në thonjtë tuaj dhe përmes tyre arrinte të regjistronte të dhëna mbi ekspozimin e lëkurës ndaj rrezeve të dëmshme. Pavarësisht rreziqeve të rrezatimit UV, mund të jetë shumë e vështirë të dini saktësisht se sa jeni duke u ekspozuar. 

 

Rrezet UVA mund të depërtojnë në re dhe qelq, që do të thotë se ju ndoshta jeni të ekspozuar ndaj tyre më shumë se sa mendoni. Sensori i L'Oréal ka potencialin për të edukuar njerëzit rreth asaj se sa shpesh ata janë duke u ekspozuar, edhe pse si pasojë e kësaj pajisjeje dhe të dhënave prej saj, nuk do të zgjidhë problemin e njerëzve që nuk përdorin mbrojtje të mjaftueshme ndaj diellit, si kremrat apo produktet e tjera me faktorë mbrojtës ndaj diellit. Menjëherë pasi telefoni juaj merr të dhënat UV, ai mund ta integrojë atë në HealthKit të Apple nëse jeni duke përdorur një pajisje iOS. 

 

Do të ketë edhe opsione për të blerë produkte të kujdesit ndaj lëkurës nga markat L'Oréal La Roche-Posay brenda aplikacionit. Sensori mat rrezatimin UVA, faktori negativ që depërton thellë në lëkurën tuaj dhe kryesisht shkakton plakjen dhe rrudhjen e lëkurës. Sipas të dhënave nga kompania sensori më pas përdor këto të dhëna për të vlerësuar ekspozimin ndaj UVB. Edhe pse të dyja llojet e rrezatimit UV besohet se kontribuojnë në rrezikun e kancerit të lëkurës, UVB-ja ka ndikim më të madh në këtë rast, duke shkaktuar edhe djegien e lëkurës suaj. 

 

Sensori do të kushtojë 59.95 dollarë, dhe është në dispozicion në SHBA ekskluzivisht në dyqanet Apple dhe në faqen e saj të internetit prej pak ditësh. Aplikacioni shoqërues i pajisjes është në dispozicion për të dy iOS dhe Android. 


Më të lexuarat