Secondary Adv

Ford ka dizenjuar makinen per shperndarje autonome

Share on Google+

Ford, Walmart si dhe Postmates, do të bashkëpunojnë për të krijuar një shërbim shpërndarje për klientët e Walmart, përmes makinave autonome.      

 

Projekti është i fundit që zhvillohet nga përpjekjet e tjera të mëdha të Ford për të arritur partneritet me biznese që mund të përdorin automjete të shpërndarjes automatike. Ford ishte duke punuar me Postmates me qendër në San Francisko për të zhvilluar shërbimet e shpërndarjes që mund të përdorin automjete të automatizuara. 

 

Projekti i Walmart për shpërndarjen përmes makinave autonome të Ford, i cili do të zhvillohet në zonën e Miamit, fillimisht do të përdorë automjete të udhëhequra nga njeriu për të simuluar se si do të veprojë një automjet vetë drejtues, tha Ford. Ford ka thënë se pret të hedhë në treg prodhimin komercial të automjeteve të automatizuara diku nga viti 2021. Ford dhe partnerët e saj po e përdorin Miamin si një terren testimi për projektet e shërbimit të shpërndarjes automatike dhe teknologjinë e automatizuar të automjeteve. Projekti i ri pilot do t'u ofrojë konsumatorëve shpërndarjen përmes Postamtes të ushqimeve dhe porosive të bëra në dyqanet Walmart. 

 

Brian Wolf, një ekzekutiv i njësisë autonome të automjeteve Ford, shkroi në një postim të tij që kompanitë do të punojnë gjatë muajve të ardhshëm për të kuptuar se cilat mallra mund të dorëzohen me sukses, sidomos sende ushqimore që prishen. "Para se makinat vetë drejtuese të mund të bëhen të zakonshme, ne duhet të kemi një arsyetim më të mirë se si njerëzit duan të bashkëveprojnë me ta," tha Tom Ward, zëvendëspresident i operacioneve dixhitale Walmart, të enjten. Kjo mund të kërkojë dizajne të reja ose pajisje për automjete, shkroi Wolf. Ndër sfidat që Ford ka thënë se po punon është dizajnimi i sistemeve të ruajtjes në bord që janë të lehta për tu hapur nga klientët për të marrë një pizza ose një pako. 

 

Postmates, sipas faqes së saj të internetit, vepron në 385 qytete të SHBA, si dhe në Meksikë. Walmart po konkurron me shitësin online Amazon.com dhe rivalët e tjerë për të ulur koston e shpërndarjes së mallrave mbi atë që drejtuesit e industrisë e quajnë 'milje e fundit' për klientët që porosisin online. Zëvendësimi i shoferëve të shpërndarjes me sisteme robotikë mund të zvogëlojë shpenzimet e shërbimit të shpërndarjes së porosive online. Por teknologjia është ende e shtrenjtë dhe industria ende është duke pritur rregulloret që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e pronarëve të automjeteve ose prodhuesve nga kërkesat e detyrimeve. 

 

Ford ka vënë theksin vazhdimisht mbi përdorimet komerciale të teknologjisë autonome të automjeteve, të tilla si shpërndarja e mallrave, në dallim nga rivali i General Motors Co, i cili po punon për të ndërtuar një shërbim të taksive robotike në njësinë e tij GM Cruise. Ford është në diskutime me kompaninë gjermane të automjeteve Volkswagen AG për një investim të mundshëm në njësinë e saj të automjeteve vetëlëvizëse, është thënë sipas disa burimeve. Asnjë marrëveshje nuk është shpallur. 

 

Në korrik, Ford tha se do të krijonte një njësi të re prodhimi, Ford Autonomous Vehicles LLC, për të realizuar projektet e tij për automjetet me sistem vetë drejtues. Prodhuesi i makinave u shpreh se do të investonte gjithsej 4 miliardë dollarë në njësinë e prodhimit deri në vitin 2023.


Më të lexuarat