Tashme gjurmet e gishtave mund te kopjohen lehtesisht
Duke filluar nga hapja e smartphonëve e deri tek autorizimi i pagesave, fingerprint është gjerëssisht i përdorur nga njerëzit për tu identifikuar.
Gjithësesi një ekip kërkuesish kanë bërë të mundur të kopjojnë në mënyrë të pazakontë gjurmët reale të gishtave dhe të krijojnë gjurmë të rreme të quajtura DeepMasterPrints. Kërkuesit të cilët krijuan gjurmët fallco të gishtërinjve duke përdorur një rrjet neutral, ishin të aftë të kopjonin më shumë se një në pesë gjurmë gishtash.
Ky zhvillim i ri teknologjik të çon në përfundimet se identidikimi përmes gjurmëve të gishtave nuk është më një opsion i sigurt përdorimi. MasterPrints të cilat janë gjurmët e rreme të gishtërinjve janë të vërteta ose gjurmë gishtërinjsh sintetike që mund të përputhen rastësisht me një numër të madh të shenjave të gishtërinjve, u shpreh një prej humlumtuesve. Metoda krijohet duke trajnuar një Rrjet Adversarial Generative (GAN) mbi imazhet reale të gjurmëve të gishtave. Më pas ato 'mësojnë' një algoritëm rreth një subjekti të veçantë, në këtë rast shenjat e gishtërinjve, duke ushqyer një sasi masive informacioni.
GANs përbëhet nga dy rrjete që mësojnë nga vëzhgimi i të dhënave të papërpunuara. Një vështron të dhënat e papërpunuara, shenjat e gishtave ndërsa rrjeti tjetër gjeneron imazhe të rreme bazuar në të dhënat. Sistemet e gjurmëve të gishtave përgjithësisht nuk lexojnë të gjithë gjurmët e gishtave por regjistrojnë vetëm ato pjesë që prek fillimisht skanerin. Kjo do të thotë se ato janë më të lehta për tu kopjuar se gjurmët e plota. GAN krijon një shumësi gjurmësh t të rreme gishtërinjsh që përputhen me ato të vërteta mjaftueshëm sa për të mashtruar skanerin, si dhe syrin e njeriut.
Studiuesit zbuluan se ishte në gjendje të imitonte më shumë se një në pesë gjurmë gishtash kur një sistem bionik duhet të kishte vetëm një shkallë gabimi prej një në një mijë. Ata shpresojnë se kërkimet e tyre do të ndihmojnë në zhvillimin e sistemeve më të sigurta të vërtetueshmërisë dhe identifikimit në të ardhmen. 'Eksperimentet me tre përputhje të ndryshme gjurmë gishtash dhe dy grupe të dhënash të ndryshme tregojnë se metoda është e fuqishme. Një metodë e tillë dhe një sistem i këtij lloji, i cili arrin të kopjojë në mënyrë të fikshme gjurmët e gishtërinjve të një personi, vë në rrezik sigurinë dhe privatësinë.
Identifikimi përmes sensorëve fingerprint është menduar si metoda më e sigurtë duke qënë se është mënyra më individuale dhe e pakopjueshme deri më sot, por një zbulim i tillë e përjashton identifikimin përmes gjurmëve të gishtave, si një prej mënyrave më të sigurta dhe private për të hapur telefonin tuaj apo autorizimi i pagesave.