Secondary Adv

Kjo pajisje kthen cdo ekran ne touchscreen

Share on Google+

Luna Display nga Astropad është një pajisje e vogël USB që arrin ta kthejë një tablet në një ekran touchscreen dhe ta përdorë atë si një monitor kompjuteri. 

 

Nëse më parë për ju ka qënë e vështirë të punoni nga shtëpia në rastet kur nuk dispononi një kompjuter të thjeshtë, një pajisje e re ju jep mundësinë të punoni mjaft lehtë përmes tabletit tuaj apo Ipadit, duke qënë se u jep atyre veçoritë e një monitori. 

 

Pra një tablet apo një Ipad mund të kthehet në një monitor madje me ekran me prekje dhe të shoqërohet me një mouse dhe tastierë. Pajisja e krijuar së fundmi e cila quhet Luna Display, i ofron mundësinë një përdoruesi që të shndërrojë çdo ekran të mundshëm në touchscrean, pra të mund të kthejë një tablet apo Ipad në një monitor për të funksionuar më pas si një kompjuter normal.  

Kompania krijuese quhet Astropad dhe së fundmi gjithashtu ka ndarë edhe një video rreth funksionimit të kësaj pajisjeje të vogël e cila krijon lehtësira për përdoruesit për të punuar mjaft lehtë si me një kompjuter edhe përmes një Ipadi apo tableti. Menjëherë sapo aktivizohet pajisja arrin ti japë veçoritë pajisjes me të cilën lidhet, që mund të jetë një tablet apo një Ipad, duke e bërë atë funksional për ta përdorur si një kopjuter i zakonshëm shoqëruar edhe me një mouse apo tastierë. 

 

Ashtu siç sapo u përmend një mous me Bluetooth dhe një tastierë janë pjesë e veçorive të cilat i ofron kjo pajisje me përmasa të vogla. Pajisja USB Luna Display mund të blihet nga faqja e internetit Astropad dhe kushton rreth 80 dollarë.


Më të lexuarat