Secondary Adv

Makineta robotike qe eshte njekohesisht billboard

Share on Google+

Një kompani robotike Kineze ka krijuar një makinetë robotike vetë lëvizëse e cila përveç se shet pije dhe ushqime të paketuara, shërben edhe si reklamë e lëvizshme.  

 

Kompania Kineze e quajtur Perceptln ka arritur të krijojë makinetën robotike mjaftë të veçantë e cila ka dy funksione mjaft të rëndësishme. Në të vërtetë kemi të bëjmë me një makinë robotike e cila lëviz vetë, shërben si një makinetë për shitjen e produkteve ushqimore të paketuara por edhe pijeve, si dhe gjithashtu është një njësi e lëvizshme reklamash. 

 

Makina robotike vetë lëvizëse quhet Dragon Fly Intelligent Advertising Vehicle, ose ndryshe makina inteligjente robotike reklamuese Dragon Fly. Kompania ka prezantuar mjetin përmes një vidioje në të cilën vërehet një robot i vogël që lëviz vetë dhe teksa lëviz shfaq reklama të ndryshme. Roboti lëviz nëpër vende të ndryshme por e veçanta është që çdokush mund të bëjë një kërkesë për makinetën robotike përmes telefonit, në mënyrë që të blejë ushqime ose pije, ose produkte të ndryshme të cilat kompanitë duan të përfshijnë në këtë makinetë të lëvizshme robotike. 

 

Kompania krijuese PerceptIn, e quan këtë një mënyrë të re për të tërhequr vëmendjen e konsumatorëve, të cilët janë të fokusuar në smartphonë ap0o kompjuter si dhe në mënyrat tradicionale të reklamimit. Në një test të kryer nga vetë kompania, rezultoi se makineta në vetëm pesë minuta arriti të tërheqë vëmendjen e rreth 1,000 njerëzve. Gati 60 për qind e kalimtarëve shikuar në reklamën autonome për më shumë se 5 sekonda, të cilat PerceptIn konsideron një shenjë të të qenit "shumë i angazhuar".   

 

Kjo është diçka e re, e ndryshme dhe shumë e çuditshme, kështu që duket sikur alternativa novative e reklamimit po kontribuon në angazhimin më të madh të konsumatorëve. Nëse këto reklama të lëvizshme fillojnë të shfaqen kudo, ka të ngjarë të jetë një histori e ngjashme me reklamat e pop-up ose banner në web. Kompania thotë se DragonFly është një mundësi e shitjes me pakicë dhe do të fillojë ta shesë atë për kompani të ndryshme në pjesën e parë të vitit 2019 për një çmim prej 40,000 dollarë. 

 

Është ky çmim i ulët në krahasim me billboardet e tjera dixhitale, ku një reklamë dixhitale fillon rreth 10,000 dollarë për një muaj në varësi të vendndodhjes. Kjo dhe gjithashtu aftësitë e saj për të mbledhur të dhëna të bazuara në lokacione ku tregohet kur dhe ku njerëzit i kushtojnë vëmendje automjetit. 


Më të lexuarat