Secondary Adv

Ky robot ju rezervon nje vend parkimi

Share on Google+

Një shërbim i ri i quajtur MyPark u jep mundësinë shoferëve të rezervojnë një vend parkimi për makinën e tyre përmes një aplikacioni dhe një roboti që ruan vendin. 

 

Ditëve kur ju duhej të silleshit rrotull parkimit për të siguruar një vend për makinën tuaj u ka ardhur fundi. Në momentin që një vend rezervohet, MyPark në mënyrë automatike pozicionon në vendin e rezervuar një robot i cili kontrollohet përmes një smartphoni, për tu siguruar që askush mos të zërë atë vend.  

  

Një numër qëndrash tregtare, aeroporte por edhe vendparkime në Amerikë janë duke shfrytëzuar një teknologji të tillë në zonat e tyre të parkimit. Secila prej hapësirave të parkimit MySpace ka një robot të vogël i cili paloset në momentin që një vend parkimi rezervohet. Përdoruesit shkarkojnë aplikacionin, krijojnë një llogari në aplikacion dhe shënojnë destinacionin e tyre. Më pas përdoruesi ka të drejtë të zgjedhë përmes hartës një vend parkimi në zonën që ai dëshiron, bazuar në destinacionin e vendosur në aplikacion. Shumica e hapësirave të rezervuara nga MyPark ndodhen në afërsi të hyrjes së destinacionit tuaj, kështu ky shërbim jo vetëm që u ofron mundësinë përdoruesve të gjejnë një vend parkimi, por edhe kursen mundin e të ecurës nga parkimi deri në destinacionin e duhur.   

 

Përdoruesit gjithashtu mund të rezervojnë edhe pasi kanë arritur në destinacion, duke përzgjedhur në aplikacion opsionin Parko Tani. Një mundësi tjetër është që përdoruesit kanë të drejtën të rezervojnë edhe 6 muaj përpara një vend parkimi. Çdo rezervim i bërë kushton nga 1 deri në 3 dollarë për 2 orët e para dhe më pas ndryshon me një kosto shtesë për çdo orë që kalon. Një flamur ngjyrë të zezë me të verdhë është vendosur në krye të pajisjes robotike, për tu identifikuar nga shoferët si një vend parkimi i MyPark. 

Kur përdoruesit arrijnë në vendin e tyre të rezervuar, ata shtypin "më lejo të futem" në aplikacionin MyPark dhe roboti paloset, në mënyrë që përdoruesi të mund të kalojë mbi të mbi të dhe të parkojë makinën. Parkimi i përshtatshëm është shpesh një sfidë, kështu që krijuam një aplikacion që e bën parkimin të lehtë, shpjegon një prej drejtuesve të MyPark. 

 

"Ju mund të rezervoni paraprakisht ose në momentin kur gjendeni në zonën e parkimit. Firma e MyPark ka siguruar marrëveshje me operatorët kryesorë të qëndrave tregëtare të SHBA, si Simon Property Group dhe Mall of America, sipas Axios. Ajo ka partnerizuar me qendrat tregtare në Nju Jork, Gjeorgji, Florida, Minesota dhe zona të tjera. 


Më të lexuarat