Mendohet se Samsung do të prezantojë në përvjetorin e 10 të Galaxy, modelin pasardhës që do të ketë 6 kamera, ekran 6.7 inch dhe do të ofrojë rrjetin 5G.
Sipas një raporti të ri pajisja mendohet se do të jetë në linjë me modelet e tjera Galaxy duke i koresponduar Galaxy S10 që deri më tani është zbuluar se ka një emër të koduar “Beyond X” ose përtej X. Sipas asaj që thuhet, pajisja do të ketë një ekran të madh prej 6.7 inch për të konkuruar në këtë mënyrë modelet e prezantuara së fundmi nga iPhone, 6 kamera, si dhe risinë e shumpritur, rrjetin 5G.
Gjithashtu pajisja pritet të vijë në tre modele pra do të ketë tre modele të S10, respektivisht me ekran 5.8 inch, 6.4 dhe 6.7 inch, si dhe mbartin tre deri në gjashtë kamera në varësi të modelit. Kompania gjithashtu është duke menduar edhe të shtojë një karkimi me wireless të veçantë, që mund tu lejojë pajisjeve të shkëmbejnë bateri me pajisje të tjera Samsung.
Koncepti i smartphonit i koduar me emrin Beyond X thuhet se do të ofrojë një ekran masiv 6.7 inch, gjashtë kamera në total dhe do të suportojë gjithashtu rrjetin e së ardhmes 5G."Përtej X"është një përditësim drastik që e shtyn dizajnin dhe teknologjinë e linjës së tërë në të ardhmen, në vend që të përsëritet thjesht në një dizajn të kaluar. Me të gjitha madhësitë e ekranit dhe faktorët e formës, është gjithashtu e mundur që telefonat S10 dhe Beyond X mund të shfaqin disa nga tiparet e reja që Samsung ka ngacmuar në konferencën e tij zhvilluese në nëntor.
Sipas WSJ, të katër telefonat mund të prezantohen në një event të kompanisë diku nga mesi i shkurtit. Tre modelet S10 pritet të dalin në treg të parat dhe modeli "Përtej X" synon të arrijë sapo shërbimi 5G të jetë gati për të suportuar pajisjen, e cila pritet që gjithashtu të dalë në treg nga pranvera.