×
Secondary Adv

Kjo pajisje ju lejon qe te karikoni telefonin tuaj me gaz

Share on Google+

 

Problemi me smartphone-ët në ditët e sotme është se bateritë e tyre bien shumë shpejt dhe zgjidhja për ju është që të mbani një karikuese gjithmonë më vetë. Por problemi është se kjo lloj karikuese duhet patjetër që të jetë në kontakt më rrymën elektrike apo të rrezeve të diellit, në rast se ajo është solare; që do të thotë se ato kërkojnë rimbushje të vazhdueshme.

 


Kraftwerk një stacion energjie në Gjermani, një pikë mbushje karburanti që punon me pajisje të ndryshme ka krijuar një USB-power. Pajisja ka një peshë rreth 200 gram dhe parametra përkatësisht në 3,94 × 2,95 × 1,18 inç. Përmban një port të vetme USB, e cila mund të përdoret për të furnizuar pajisjet USB. Karikuesja është mjaft e thjeshtë; ka një kuti gazi butan si të një cakmaku cigareje, apo si të pasjisjes që përdorim për të ndezur sobat me gaz.

 


Krijuesi i kësaj karikuese, eZelleron, pretendon se kur depozita e saj është e plotë, pajisja është e aftë që të karikojë një iPhone deri në 11 herë.  Karikuesja e re, ka disa drita Led, të cilat ndizen kur mbaron gazi, pra në njëfarë mënyrë të paralajmëron që nuk i ka ngelur më fuqi për të karikuar telefonin tuaj.

 

 


Aktualisht kjo pajise e re është publikuar në faqen e Kickstarter për të mbledhur fonde për prodhimin e saj. Ndërsa dalja në treg e këtij produkti është planifikuar në shkurt të 2016-ës. Pra, do të donit ta kishit një të tillë?


Më të lexuarat