Secondary Adv

Makina qe transformohet ne nje dron fluturues

Share on Google+

Pop. Up Next është makina që transformohet në dron fluturues e krijuar nga tre kompani gjigande, e cila së fundmi ka kryer me sukses testin e saj të parë.

  

Makina fluturuese e cila ngjason me një dron, është krijuar në partneritet me gjigandin e aviacionit Airbus, prodhuesin e automjeteve Audi dhe Italdesign. Dizajni revolucionar është i përbërë nga tre module të veçanta, një shasi me rrota, një kapsulë me dy vende për pasagjerë dhe një dron me katër helika.

 

koncepti i tij është prezantuar edhe më parë nga kompania, por një model në shkallë të zvogëluar më në fund kreu testin e parë për konceptin inovativ. Ekzekutivi i Airbus Jean Brice Demont vlerëson se do të duhet më shumë se një dekadë për një shtrirje në shkallë të gjerë të një shërbimi të tillë. Fillimisht makina- dron, fluturoi nëpër sallën ku u bë prezantimi dhe u ul në një vend parkimi. Më pas një makinë e vogël u fut nën dron dhe kapsula e tij e pasagjerëve u ngrit për t'u ulur në pjesën e poshtme të dronit.

"Pasi të dy u ankoruan, droni u ngrit sërish dhe u kthye në pikën e tij fillestare, ku kapsula u ul mbi një grup tjetër rrotash për të vazhduar udhëtimin e saj. Fluturimi i testit të modelit u krye me sukses pa asnjë pengesë. "Mendoj se do të duhen më shumë se një dekadë derisa të bëhet gati një shërbim i rëndësishëm, masiv i një sistemi të taksive ajrore". Një konkurrent serioz planifikon të jetë gati edhe më herët. Uber zbuloi  më herët planet e tij për të bërë të mundur një shërbim të tillë brenda  vitit 2023.

 

Avionët me bateri të Uberit duken si një kryq në mes të një avioni të vogël dhe një helikopteri, me krahë të fiksuar dhe helikat. Ndërkohë, një kompani holandeze ka zhvilluar makinën e saj fluturuese të quajtur PAL-V Liberty, që është një makinë me tri rrota dhe me dy vende. Në Kongresin e Amsterdamit, rregullatorët evropianë po diskutojnë gjithashtu se si të mbajnë hapësirën ajrore të kontinentit të sigurta duke qënë se gjithnjë e më shumë vjen duke u rritur numri i dronëve që qarkullojnë në hapësirat ajrore. 

Rregullat e Bashkimit Evropian pritet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm duke harmonizuar rregulloret e avionëve në të gjithë bllokun e 28 vendeve. "Ndërsa kjo industri po zgjerohet me shpejtësi, është e rëndësishme që ne të parashikojmë zhvillimet e tregut dhe të jemi të përgatitur për ndryshime", tha Patrick Ky, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit. 


Më të lexuarat