Secondary Adv

10 pallatet mbreterore me te bukura ne bote

Share on Google+

Dikur shtëpi të mbretërve dhe perandorëve, tashmë këto ndërtesa madhështore janë atraksione turistike të njohura në të gjithë botën.    

 

Në të kaluarën mbretërit apo prandorët ishin të vetmit që zotëronin një shtëpi madhështore e cila quhej edhe pallati mbretëror, që konsistonte në sipërfaqe të pafundme toke dhe bukuri madhështore të strukturës dhe asaj çfarë përmbante në brendësi. Pallatet mbretërore të vendeve të ndryshme të botës janë ruajtur ndër vite dhe janë sot trashëgimi e historisë së vendit që i posedon. Disa prej pallateve mbretërore më të bukura në të gjithë botën gjenden në këtë artikull, së bashku me pak histori për krijimin e tyre. Pamja e tyre është madhështore njëjtë me funksionin që ato kanë pasur dikur.  

 

10. Pallati Kombëtar Pena 

Ndërtuar në vitin 1842 nga Mbreti Ferdinand II, Pena National Palace në Portugali është kalaja më e vjetër evropiane në stilin romantik. 

 

9. Pallati Mysore 

I përshkruar zakonisht si Qyteti i pallateve, Mysore në Indi ka një numër të pallateve historike nga të cilat Pallati Mysore është më i famshmi. 

 

8. Pallati i Schönbrunnit 

Pallati i Schönbrunnit, 1.441 dhoma, i krahasueshëm me madhështinë e Versajës, është një nga atraksionet kryesore turistike në Vjenë. Pallati u ndërtua midis 1696 dhe 1712 me kërkesë të perandorit Leopold I dhe u kthye në pallatin perandorak nga Maria Theresa. 

 

7. Pallati veror 

Pallati Veror ndodhet 15 kilometra nga Pekini qendror dhe kryesisht është i dominuar nga Kodra e Jetëgjatësisë dhe Liqeni i Kunming. Siç nënkupton emri i tij, Pallati Veror ishte përdorur si një vendbanim veror nga sundimtarët perandorak të Kinës. 

 

6. Pallati i Topkapi 

Kur Sulltan Mehmet Pushtuesi mori Konstandinopojën në vitin 1453, ai së pari urdhëroi ndërtimin e një banese të re. Ky do të bëhej pallati i njohur më vonë si Topkapi. Pallati do të mbetet enklava perandorake e sulltanëve otomanë për 4 shekuj, nga viti 1465 deri në vitin 1853. 

 

5. Chateau de Chambord 

Ky vend i dytë më i vizituar në Francë, pas Versajës, është një kryevepër e Rilindjes Franceze. Chateau de Chambord përmban 440 dhoma, 365 oxhaqe dhe 84 shkallë. Ndërtimi i kështjellës filloi në 1519 nga mbreti François I në mënyrë që ai mund të gjuante në pyjet e afërta. 

 

4. Pallati i Versajës 

Versailles ishte fillimisht një shtëpizë e gjuetisë, e ndërtuar në vitin 1624 nga Louis XIII. Pasuesi i tij, Louis XIV, e zgjeroi vendin në një nga pallatet më të mëdha në botë dhe nga viti 1682 e përdori atë për të kontrolluar Francën me sundimin absolut. 

 

3. Pallati Alhambra 

Pjesërisht një kështjellë, pjesërisht pallat dhe pjesërisht kopsht Alhambra është vendosur në një rrafshnaltë me pamje nga qyteti i Granadës në Spanjën jugore. Pallati u ndërtua në mesin e shekullit të 14-të nga sulltanët e Nasridit dhe është një testament për aftësitë e mjeshtrit musliman të asaj kohe. 

 

2. Pallati Potala 

I ndodhur në kodrën Marpo Ri, 130 metra mbi luginën e Lhasa, Pallati Potala ka një lartësi 170 metra dhe është struktura më e madhe monumentale në të gjithë Tibetin. Ndonëse një pallat  ishte ndërtuar më parë në shekullin e 7, ndërtimi i pallatit të sotëm filloi në vitin 1645 gjatë sundimit të Dalai Lamës së pestë dhe deri në vitin 1648. 

 

1. Qyteti i ndaluar 

I vendosur në qendër të Pekinit, qyteti i ndaluar është kompleksi më i madh i pallatit në botë që mbulon 72 hektarë. Ndërtuar nga 1406 deri 1420, kompleksi përbëhet nga 980 ndërtesa të mbijetuara me 8,707 dhoma të rrethuara nga një hendek i thellë gjashtë metra dhe një mur dhjetë metër të lartë.


Më të lexuarat