Secondary Adv

3.9 miliarde njerez jane sot perdorues interneti

Share on Google+

Sipas Kombeve të Bashkuara 3.9 miliardë njerëz janë online, që do të thotë se për herë të parë më shumë se gjysma e popullsisë globale është e lidhur me internetin.   

 

Interneti po arrin më shumë njerëz se kurdoherë. Agjensia për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit e Kombeve të Bashkuara, u shpreh se deri nga fundi i vitit 2018 një përqindje e plotë prej 51.2 përqind e njerëzve në të gjithë botën do përdorë internetin. Deri nga fundi i 2018, ne do të tejkalojmë ndarjen në gjysëm të përqindjes së popullsisë globale që përdor internetin, u shpreh në një deklaratë shefi i ITU, Houlin Zhou. 

 

Një gjë e tillë simbolizon një hap mjaft të rëndësishëm drejt një shoqërie globale të informacionit. Gjithashtu ai u shpreh se ka ende shumë njerëz të cilët ende presin të marrin përfitimet nga ekonomia gixhitale. Sipas ITU, vendet më të pasura në botë kanë treguar rritje të ngadaltë dhe të qëndrueshme në përdorimin e internetit, e cila është rritur nga 51.3 përqind e popullatës së tyre në 2005 dhe deri në 80.9 përqind tani. Ndërkohë, fitimet kanë qenë më dramatike në vendet në zhvillim, ku 45.3 për qind e njerëzve janë aktualisht duke përdorur internetin, krahasuar me vetëm 7.7 për qind që ishte 13 vjet më parë. 

 

Afrika ka përjetuar rritjen më të madhe, me një rritje më shumë se 10 fish në numrin e përdoruesve të internetit gjatë të njëjtës periudhë, nga 2.1 përqind në 24.4 përqind, tregoi raporti i ITU. Raporti gjithashtu tregoi se ndërsa abonimet telefonike fikse vazhdojnë të zvogëlohen në mbarë botën, në një nivel aktual prej vetëm 12.4 përqind, numri i abonimeve telefonike celulare tani është më i madh se vet popullsia globale. Gjithashtu një përfundim tjetër i studimit ishte se abonimet e broadbandit të lëvizshëm janë rritur masivisht nga vetëm katër abonime për 100 banorë në 2007 në 69.3 sot.

 

Aktualisht ekzistojnë 5.3 miliardë abonues broadband mobil aktiv në të gjithë botën, zbuloi ITU. Në të njëjtën kohë, raporti tha se pothuajse e gjithë popullsia botërore, një 96% e plotë e saj, tani jeton brenda mundësive të një rrjeti interneti celular dhe 90 përqind e njerëzve mund të hyjnë në internet përmes një rrjeti 3G ose me shpejtësi më të madhe.


Më të lexuarat