
Qyteti i Aladinit, Dubai na mahnit perseri me ndertesat
Dubai gjithmonë na ka mahnitur me ndërtesat dhe projektet futuristike nga më marramendëset si në arkitekturë po ashtu edhe në kosto. Në 2016 do të nisë ndërtimi i qytetit të Aladdinit , i frymëzuar nga tregimet e Aladdin dhe Sinbad. Ky projekt është bërë që në prill të 2014-ës, kur u tha se ai do të ketë tre kulla, hapësira komerciale dhe hotele. Kostoja totale e ndërtimit ende nuk dihet, por me siguri do jetë me shume zero mbrapa!
Vitin tjetër në Dubai do të fillojë ndërtimi i qytetit i Aladdinit (Aladdin City), i frymëzuar nga tregimet e Aladdinit dhe Sinbad detarit. Projekti do të ketë tre kulla, i përbërë nga hapësira komerciale dhe hotele, me kulla të shpërndara në një distancë prej 450 metra mbi Dubai Creek. Projekti është në përputhje me vizionin e Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Zëvendëspresident, Kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe si dhe sundimtar i Dubait.
Hussain Nasser Lootah, Drejtor i Përgjithshëm i Bashkisë Dubai, në një deklaratë ka thënë se: “Projekti është i vendosur brenda hapsirës tradicionale të anijeve në portin e Dubai Creek në El Regga dhe përfshin ndërtimin e tre kullave.”
“Projekti synon të zhvillojë kullat, të cilat janë ikonat e legjendave të së kaluarës me një kontakt të bukurisë dhe të turizmit, karakteristike e Dubait. Projekti ndodhet jashtë zonës së Trashëgimisë Botërore nga UNESCO. Po planifikojmë të fillojmë ndërtimin vitin e ardhshëm. Ne kemi fondet tona për të financuar projektin”, tha drejtori i Përgjithshëm, Hussain Nasser Lootah.
Ky projekt është bërë që në prill 2014, kur u tha se ai do të ketë tre kulla, si dhe hapësira komerciale dhe hotele. Kostoja totale e ndërtimit nuk është ende e njohur. Por qëllimi i projektit është që kullat të jenë ikona të së kaluarës me një dozë të bukurisë dhe tërheqjes turistike.
Lootah tha se zhvillimi i një projekti të tillë do të ketë ndikim global kulturor dhe historik mbi këtë zonë dhe do të jetë një burim krenarie për brezat që do të vijnë dhe do të kontribuojë në përparimin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Përveç kësaj, pritet që të nxisë Dubain ekonomikisht në qëllimet e tij afatgjatë duke rritur turizmin, veçanërisht në Dubai në prag të Expo 2020. Përmbajtja simbolike e formës arkitekturore të ndërtesave të projektit është frymëzuar nga legjendat e lashta që përfshijnë tregimet e ndërtesave dhe pallatet me kupola në forma të çuditshme, apo të cilat janë pezull në ajër.
Forma e urës që do të lidhë ndërtesat përfaqëson formën e jetës ekzotike detare, e tillë si një dragua apo gjarpërinj.Tre kullat do të ketë një sipërfaqje ndërtimi deri në 110.000 metra katrorë me kullën më të lartë 34 kate. Dy kullat e tjera do të kenë 26 dhe 25 kate respektivisht. Do të ketë një hapësirë totale parkingu për 900 makina. Nuk ka detaje lidhur me koston e projektit.
Më të lexuarat








