Secondary Adv

Google do ndertoje kompleksin me te madh te banesave

Share on Google+

Google zbulon planet per ndërtimin e kompleksit më të madh të banesave që do përmbajë 8,000 shtëpi, 35 hektarë hapësirë publike, kinema dhe zona tregtare.  

 

Gjigandi i kërkimit paraqiti projektin e qytetit Mountain View të një kompleksi banimi që do të mbulojë një hapësirë ​​të gjërë prej 3.12 milion ft, 8,000 shtëpi të reja dhe 35 hektarë sipërfaqe publike. Kampusi do të vendoset në lagjen North Bayshore të Mountain View, sipas propozimit që vjen nga Google. 

 

Një objektiv madhor i kompleksit që do të ndërtohet është ndërtimi i shtëpive të përballueshme. Deri në 9,850 njësi banimi janë miratuar si pjesë e planit, ku 20 përqind janë klasifikuar si njësi të përballueshme. Propozimi thotë se individët të cilët fitojnë rreth 44,00 dollarë në vit do të jenë në gjendje të përballojnë jetesën në njësitë më të lira të banimit. Përtej hapësirës për banim dhe zyra, kampusi ose kompleksi gjithashtu do të përfshijë shumë shëtitore me dyqane dhe parqe. Rreth 32 për qind e zonës do të ishte hapësira e hapur, siç janë parqet. Një pjesë relativisht e madhe e hapësirës do të jetë e dedikuar për argëtim, si kinema, kafene, palestra dhe dyqane të tjera. 

 

Google tha se ka qenë në komunikim të ngushtë me qytetin e Mountain View për të bërë të mundur atë që ende është në një fazë projekti të propozuar. "Ne gjithashtu duam të shohim zonën të transformuar në atë që qyteti e quan" lagjet e kompletuara", me fokus në rritjen e mundësive për strehim dhe krijimin e hapësirave të mëdha publike që u japin përparësi njerëzve mbi makinat", tha Michael Tymoff, drejtori i zhvillimit të Mountain View për CNBC. Zyrtarët e qytetit do të vendosin nëse do të ecin përpara me propozimin në vitin 2019. 

 

Projekti i cili është një risi, është i ndarë nga projekti tjetër i Google, i cili kërkon të ndërtojë një kampus të ri futuristik, të quajtur 'Charleston East'. Është vendosur pranë selisë së tanishme të Google dhe përmban një ndërtesë masive, në formë kubeje. Ngjashëm me Apple Park, selia e re e teknologjisë së lartë të krijuesit të iPhone, Charleston East do të jetë në gjendje të rregullojë klimën e saj të brendshme, cilësinë e ajrit dhe zërin. 

Kjo hapësirë ​​përfshin gjithashtu plane për ndërtimin e shtigjeve për ecje, parqeve publike, sheshit dhe disa hapësirave të shitjes me pakicë. Google shpreson se kampusi do të bëhet një destinacion për banorët lokalë, ku ata ndjehen të kënaqur për të shëtitur në sheshet dhe hapësirat e gjelbëruara të tij. Ky projekt është ende në fazë zhvillimi. 


Më të lexuarat