Secondary Adv

Keto jane vendet qe mirepresin te paret Vitin e Ri

Share on Google+

Nata e shumëpritur e ndërrimit të viteve është vetëm disa ditë larg dhe të gjithë do përjetojmë gëzimin e këtij momenti, por disa vende në botë do të mirëpresin të parat 2019. 

 

Kur akrepat e orës godasin mesnatën, pra kur ora shënon 00: 00 të gjithë ne gëzojmë dhe festojmë ardhjen e Vitit të Ri teksa mendojmë se një gjë e tillë po ndodh në sinkron dhe se njerëzit anembanë botës po përjetojnë të njëjtat emocione me ne. Por kjo nuk ndodh për shkak se bota është e ndarë në zona të ndryshme kohore, ku disa vende gëzojnë mundësinë të festojnë të parat çastin e ndërrimit të viteve. Gati çdo vit shohim transmetime live në televizor të festave anembanë globit, dhe vendeve që festojnë të parat vitin e ri, të cilat nuk janë aspak ato të cilat jemi mësuar ti dëgjojmë dhe shohim. Vendet që mirëpresin të parat ndërrimin e viteve dhe që do të mirëpresin të parat 2019 gjenden më poshtë. 

 

Kiribati 

Kombi ishull i Kiribatit është i pari që do të thotë Gëzuar Vitin e Ri në botë. Kiribati ndodhet menjëherë në perëndim të Linjës Ndërkombëtare të të Dhënave, e cila përcakton fillimin dhe mbarimin e ciklit kohor. 

 

Samoa 

Banorët e ishullit Samoa janë ndër të parët që festojnë vitin e ri. Ata zhvillojnë një festë të madhe të Vitit të Ri në kryeqytetin e Apia, e cila është një nga ngjarjet më emocionuese për njerëzit që jetojnë në këtë ishull.  

 

Ishujt Chatham 

Ky grup ishujsh me 700 banorë të saj nuk është saktësisht i famshëm për festat më të mira. Megjithëse është një nga vendet e para dhe më emocionuese që mirëpret Vitin e Ri. 

 

Auckland

Qyteti më i madh i Zelandës së Re zhvillon një festë të madhe natën e ndërrimit të viteve, ku njerëz nga i gjithë rajoni vijnë për të festuar të parët ngjarjen e shumëpritur. Edhe kryeqyteti, Wellington nuk mund të konkurrojë me festimet e Vitit të Ri të Auckland. 

 

Sidnej 

Fishekzjarret masive mbi portin e Sidnej janë bërë simbol i festimeve të Vitit të Ri botëror. Ura e Sidnej e mbuluar me fishekzjarre me ngjyra të ndryshme është ndoshta imazhi më sinonim i ardhjes së Vitit të Ri. Siç e pamë Australia nuk është vendi i parë që mirëpret vitin e ri ose që do të mirëpresë konkretisht 2019. Por është e njohur për festimet spektakolare të shfaqura në kanalet televizive anembanë globit. 

 

Festimet do të udhëtojnë nëpër botë dhe përfundimisht do të bëjnë një rreth të plotë. Ndër vendet e fundit të cilët do të mirëpresin vitin e ri 2019 do të jenë Hawaii, Kalifornia dhe ishujt e vegjël, Howland Island, Baker Island dhe Samoa Amerikane.

  

 

  

 

 


Më të lexuarat