Secondary Adv

10 aeroportet me trafikun me te larte ne sezonin e festave

Share on Google+

Periudha e festave është më e parapëlqyera për të udhëtuar dhe shumë prej aeroporteve në botë përjetojnë ditët më të ngarkuara me numrin më të lartë të pasagjerëve.  

  

Ju mund të keni nevojë për shumë gëzim festiv nëse jeni duke udhëtuar nëpër Pekin në kohën e Krishtlindjeve, kjo për shkak se aeroporti ndërkombëtar i qytetit kinez është më i ngarkuari në botë gjatë kësaj kohe. Sipas një studimi të ri, do të ketë një numër prej 1.69million pasagjerësh që do të kalojnë në mes datave 21dhe 25 dhjetor, nga rreth 69.330.024 pasagjerë në total  në mbarë botën. Hulumtimi ka zbuluar gjithashtu se aeroportet e dyta dhe të treta më të ngarkuara në botë në bazë të numrit të pasagjerëve do të jenë Dubai International dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Hartsfield-Jackson Atlanta, ku Londër Heathrow do të gjendet i 10 në renditje. 

 

Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit - 1.688.391 pasagjerë 

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait - 1,581,362 pasagjerë 

Aeroporti Atlanta Hartsfield-Jackson - 1,485,065 pasagjerë 

Aeroporti Tokio Haneda - 1,445,600 pasagjerë 

Aeroporti Ndërkombëtar i Los Angeles - 1,403,650 pasagjerë

 

Aeroporti Jakarta Soekarno-Hatta - 1,297,949 pasagjerë  

Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut - 1,261,443 pasagjerë 

Chicago O'Hare - 1,222,973 pasagjerë 

Shanghai Pudong - 1,215,000 pasagjerë 


Aeroporti London Heathrow - 1,188,741 pasagjerë 


Më të lexuarat