Secondary Adv

Krijohet per here te pare zone fjetje ne aeroport

Share on Google+

Një aeroport në Amerikë së shpejti do t'u ofrojë udhëtarëve të lodhur mundësinë për tu shplodhur në rehati në sajë të një salle me hapësira të posaçme fjetjeje.  

 

Sleepbox Nap Lounge është vendosur të hapet në Aeroportin Ndërkombëtar të Washington Dulles në janar. Zona e posaçme me podet të cilat do të shërbejnë si hapësira fjetjeje për udhëtarët që kanë diferecë të madhe kohore mes fluturimeve dhe që në vend që të presin në karriget e aeroportit për orë të tëra, tashmë mund të rehatohen në një prej këtyre podeve.   

 

Kjo zonë ndodhet pas sigurisë së aeroportit në zonat e nisjes A dhe çdo pod është i pajisur me bllokues të zhurmës për të siguruar që pasagjerët të pushojnë të qetë, kanë WiFi, ndriçim të rregullueshëm si dhe dyshek mjaft të rehatshëm memory. Megjithatë, nuk ka tualet ose dush. Në këtë zonë ka 16 dhoma me pode dhe janë të gjitha vetëm për një person, por ekzistojnë dy mundësi madhësie, një 'kompakt' prej 30 metrash dhe një standard 45 metra katror. Këto dhoma të posaçme mund të rezervohen për kohëzgjatje të ndryshme dhe çmimi i tyre varion në bazë të orëve. Për një orë kushton 25 dollarë dhe 120 dollarë për 12 orë për dhomat teke, dhe dhomat dhe standarde 35 dollarë në orë dhe 150 dollarë për 12 orë. 

 

Kjo zonë do të jetë e pajisur me personel në çdo kohë dhe do të jetë e hapur 24 orë në ditë. Për klientët e interesuar duhet të shkarkojnë aplikacionin Sleepbox, të cilin gjithashtu e përdorin për të zhbllokuar dhomën dhe për të kontrolluar karakteristikat e tij, si temperatura dhe ndriçimi. Dulles është aeroporti kryesor ndërkombëtar për Uashington D.C, që mirëpret 22 milionë pasagjerë çdo vit dhe shërbyen gjithashtu si një qendër e madhe për United Airlines. Themeluesit e Sleepbox Inc besojnë se salla e pritjes e krijuar nga ata ofron një vend të qetë dhe të rehatshëm për të fjetur, pushuar ose punuar gjatë pritje për të hipur në një fluturim. 

 

"Ne jemi të kënaqur që kemi fituar këtë kontratë prestigjioze dhe presim që të bashkohemi me komunitetin e Dulles Airport, u shpreh CEO i kompanisë krijuese të podeve". Bashkëthemeluesi i tij Peter Chambers tha:'Përvoja jonë e përsosur siguron një oaz lehtësie dhe komoditeti në një udhëtim të lodhshëm."Nëse një udhëtar dëshiron të kërcejë, të punojë ose të rimarrë energjitë, podet tona të sigurta, të izoluara ndaj zhurmës dhe me komoditete të shumta, sigurojnë oaze të përsosur të qetësisë". Përveç projektit për vendosjen e tyre në aeroportin e Dulles, firma po punon gjithashtu me aeroportet e tjera ndërkombëtare dhe është vendosur të hapë një mikro-hotel anësor në Boston vitin e ardhshëm.


Më të lexuarat