Tashme energjia e diellit mund te kthehet ne karburant!
Studiuesit e Harvardit kanë prezantuar një metodë për ta kthyer dritën e diellit dhe ajrin në izopropanol (C3H8O). Përbërës që përdoret në farmaceutikë dhe kryesisht si tretës, izopropanoli mund të përdoret gjithashtu edhe si një lëndë djegëse e përshtatshme.
Hulumtuesit kanë arrtiur që të bashkojnë në një pajisje me panele diellore, bakteret katalizuese për të kthyer ujin dhe dioksidin e karbonit në një lëndë djegëse të lëngshme. Sistemi, i quajtur “Gjethe Bionike", është përshkruar në Procedurën e Akademisë Kombëtare të Shkencave në Harvard.
Procesi është i modeluar sipas mënyrës në të cilën bimët përdorin fotosintezën për ta kthyer CO2, H2O dhe përbërës të tjerë në energji. Një nga studiuesit, e Universitetit të Harvardit, Dan Nocera, ka qenë duke punuar për gjethet artificiale për më shumë se një dekadë. “Te katalizatorët unë bëra një përshtatje jashtëzakonisht të mirë dhe në përputhje me kushtet e rritjes që ju duhen organizmave të gjalla, p.r.sh një bakteri”, tha Nocera në një deklaratë për shtyp.
Këto gjethe kanë transformuar dritën e diellit në një element të cilin ne mund t’a përdorim si karburant për 1.6 miliardë vite. Sidoqoftë, me disa përjashtime, këto gjethe janë vetëm 1% efikase për momentin. Qelizat diellore bëjnë më shumë, por energjia e prodhuar duhet ose të përdoret menjëherë ose të ruhet në mënyra të cilat mund të jenë problematike.
Hulumtuesit janë duke provuar që të gjejnë mënyra për ta transformuar energjinë e gjeneruar nga drita e diellit në karburant. Këto gjethe artificiale janë një rrip silici e veshur me katalizatorë në çdo anë. Kur vendosen në ujë dhe i ekspozohen diellit, gjethet ndajnë H2O për të liruar hidrogjenin në njërën anë dhe oksigjenin në anën tjetër.
Pastaj si pasojë e tendosjes së bakteres së njohur si Ralstonia Eutropha, e cila kombinon hidrogjenin me dioksidin e karbonit, krijon atë që quhet izopropanol, i cila mund të digjet si karburant por edhe mund të përdoret si përbërës kryesor në alkool.
Një tjetër anëtar i ekipit hulumtues, Pamela Silver, tha eksperiment ishte një “provë e konceptit”për të konvertuar energjinë diellore në atë kimike. Hapi tjetër është që të rrisim normën e efiçiencës së energjisë nga niveli i tanishëm prej gati 1 për qind në një total prej 5 për qind. Në fillim, këto gjethe arritën 7% efikasitet, por problemet vazhdojnë. Sidoqoftë, kjo shpikje ende mbetet një sfidë për shkencëtarët, edhe pse është më e mirë e mundshme deri tani.