Secondary Adv

Serve eshte roboti i ri shperndares i krijuar nga kompania Postmates

Share on Google+

Postmates, një prej kompanive më të mëdha të shpërdarjes, ka prezantuar robotin e tij të ri autonom të quajtur Serve i cili ka një pamje vërtet unike. 

 

Roboti është një rover me katër rrota ngjan shumë me një frigorifer të pijeve freskuese me ngjyra të ndezura, përveç se ka sy të gjërë, dhe një sërë kamerash që kanë për qëllim të ndihmojnë atë për të naviguar përgjatë rrugëve teksa lëviz për të shpërndarë porositë. Tani për tani, Postmates do të përdorë robotët e parë Serve në Los Anxheles përpara se të planifikojë të përdorë më shumë robotë në disa qytete në të gjithë Shtetet e Bashkuara gjatë vitit të ardhshëm. 

 

Firma thotë se roboti Serve do të zëvendësojë punonjësit që shpërndajnë ushqime vetëm ne rastet kur porositë duhet të dërgohen në distanca të shkurtra, të tilla si disa blloqe larg destinacionit fillestar. Kur një përdorues bën një porosi, një robot Serve mund të dërgohet dhe të shfaqet në derën e tyre. Prej aty, ata ose do të futin një kod në ekranin me prekje të pajisjes ose do ta përdorin telefonin e tij për të zhbllokuar çelësin në pjesën e sipërme të pajisjes. Ata thjesht arrijnë në destinacionin e porosisë, konsumatori mer porosinë e tij nga roboti dhe pastaj Serve largohet për në destinacionin fillestar. 

 

Sipas kompanisë roboti është i gjithi elektrik, mund të mbajë një ngarkesë deri në 50 paund dhe mund të udhëtojë deri në 30 milje me një karikim të vetëm. Roboti përdor një kombinim të kamerave dhe teknologjisë LIDAR për të lëvizur rreth qytetit."Duke përdorur Lidarin dhe sensorët më të avancuar të çdo roveri të shpërndarjes së automatizuar, Serve krijon një pamje virtuale të botës në kohë reale", shpjegoi Postmates.'Një ekran me prekje interaktive është pjesë e mënyrës se si komunikon roboti'. Gjithashtu, lëviz në "shpejtësinë e ecjes" në mënyrë që të mos të pengohet me askënd teksa ecën për në destinacionin e porosisë.  

 

Ekzistojnë disa shirita LED që ndizen përgjatë anëve të pajisjes që veprojnë si sinjale të kthesës dhe do të ndizet nëse roboti ndryshon drejtimet. Një ekran me prekje në krye të pajisjes vepron si një mënyrë për konsumatorët që të bashkëveprojnë me të. Modeli i Serve ka për qëllim të shfaqet si njeri, me sy të mëdhenj që ndriçojnë. Ekrani është i pajisur me softuer videochat në rast emergjence, ndërsa një buton 'Ndihme' në pajisje gjithashtu mund të shkaktohet nëse një përdorues ka një pyetje. 

 

Edhe pse është gjysmë autonome, një njeri gjithmonë monitoron pajisjen nga një dhomë e kontrollit të largët dhe është në gjendje të marrë përsipër kontrollin e Serve në çdo kohë. Firma tha se shpreson që Serve do të ndihmojë në shkurtimin e shpenzimeve dhe në kursimin e kohës për dërgesat. Dhe në të ardhmen, Postmates parashikon edhe më shumë aftësi për robotin rover.


Më të lexuarat