Secondary Adv

Se shpejti mund te karikojme telefonin permes rrobave

Share on Google+

Së shpejti ne mund të karikojmë telefonin edhe përmes rrobave, kjo falë shkencëtarëve të cilët po punojnë për krijimin e një xhepi që shërben si karikues. 

 

Xhepi do të përmbajë panele të vogla diellore të endura në strukturën e rrobave tuaja për të ngarkuar smartphonët, tableta apo pajisje të tjera të vogla. Studiuesit në Universitetin Nottingham Trent thonë se inovacioni do të promovonte një mënyrë të qëndrueshme për të gjeneruar energji dhe për të çuar gjithashtu në uljen e emetimeve të karbonit. 

 

Panelet kanë përmasa vetëm 3mm të gjata dhe 1.5mm të gjera, të cilat janë aq të vogla dhe të holla sa mund të qëndrojnë të ngjeshura në copat e rrobave, kështu që njerëzit mund të karikojnë telefonin ndërsa janë në lëvizje, pa nevojën për power bank ose priza. Fibrat në teknologji janë bërë nga një rrjet i qelizave miniaturë që krijojnë energji elektrike dhe lejojnë që pajisjet të ngarkohen nga energjia e gjeneruar. Qelizat janë pothuajse të padukshme për syrin e lirë dhe nuk mund të ndjehen nga përdoruesi dhe janë të kapsuluara në një resinë që lejon që pëlhura të lahet si çdo veshje tjetër.

 

"Një teknologji e tillë inovative mund të simbolizojë heqjen dorë nga nevoja për të lidhur pajisjet në priza dhe për të zvogëluar kërkesën në rrjet duke ulur emetimet e karbonit", tha profesor Tilak Dias, i cili po udhëheq hulumtimin. 'Kërkesa për energji elektrike për tekstilet e zgjuara elektronike ka qenë gjithmonë thembra e Akilit dhe kjo teknologji do t'u lejojë njerëzve të përdorin tekstilet inteligjente gjatë lëvizjes.' Universiteti ka krijuar një prototip të tekstilit për ti paraprirë teknologjisë së vërtetë, me përmasa 5cm me 5cm që përmban 200 qeliza. 

 

Profesor Dias thotë se veshja do të sillet si çdo pëlhurë tjetër edhe kur panelet janë të ngulitura në fije. Ekipi thotë se rreth 2,000 panele do të nevojiten për të ngarkuar një telefon celular ose një tracker palestër, por deri më tani modeli i konceptit që ata kanë krijuar ka vetëm 200. Kjo rezultoi mjaft e fuqishme për të ngarkuar një telefon celular dhe një Fitbit por thonë se nëse do të ishin inkorporuar 2,000 qeliza diellore teknologjia do të ishte e aftë të gjeneronte energji të mjaftueshme për të ngarkuar një smartphon. 


Më të lexuarat