Trekker, pajisja lokalizuese ne sherbim te Google Maps
Trekker Street View është pajisja me aparat fotografik 360 gradë të integruar, hard drive për ruajtjen e të dhënave dhe bateri, krijuar në funksion të Google Maps.
Çanta e re e shpinës Trekker është një përmirësim i rafinuar në modelin e vjetër, megjithatë, Google është i paqartë në detaje specifike. "Trekker i ri ka një dizajn të shkëlqyeshëm dhe është më i lehtë në peshë, duke e bërë atë akoma më të lehtë ër tu përdorur dhe mbajtur me vete në zona të thella dhe të paeksploruara", shkruan kompania.
"Kamera është përditësuar gjithashtu me një hapje më të madhe dhe sensorë me rezolucion më të lartë që do të kapin imazhe më të mprehta". Në thelb pajisja është e krijuar nga Google për të regjistruar dhe për të kapur përmes saj çdo imazh dhe vend të pazbuluar më parë nga çdo cep i botës, për ta bërë atë pjesë të programit të saj Google Maps. I gjithë synimi është që të mos mbetet asnjë vend apo cep i botës pa u bërë pjesë e Google Maps, për tu ofruar për përdoruesit nga e gjithë bota.
Pra edhe përmes kësaj pajisje Google arrin të përmirësojë përvojën e ofruar për përdoruesit e saj. Modeli i mëparshëm i Trekkeri kishte përmasa më të mëdha se modeli i tanishëm i krijuar nga Google, dhe peshonte rreth 18 kg. Falë kësaj pajisje u arrit të kapeshin momente të pabesueshme, si një ngjitje e rrezikshme në shkëmbinjtë e El Capitan në Yosemite dhe ecje rreth qytetit të lashtë të Petrës. Modeli i ri sigurisht duket pak më kompakt dhe elegant, kështu që fal tij ne do të fillojmë të shohim imazhe të reja, me rezolucion të përmirësuar, gjatë muajve të ardhshëm.
Street View Trekker është në dispozicion për hua për palët e interesuara kryesisht me fokus në kapjen e vendeve me rëndësi kulturore, historike ose turistike. Google sugjeron një interes për të punuar kryesisht me organizata të tilla si grupet e turizmit, agjencitë qeveritare apo grupet kërkimore, por kjo nuk përjashton udhëtarët ose fotografët individualë që të aplikojnë për të përdorur pajisjen.