Një aeroport në Amerikë ka përfshirë në sistemin e sigurisë skanerin e parë që bën kontrollin e të gjithë trupit, duke eleminuar kështu rradhët e gjata.
Aeroporti Ndërkombëtar Denver bëri pjesë të tij teknologjinë e re javën e kaluar, i cili gjithashtu synon të bëjë procesin e kontrollit në aeroport edhe më të rehatshëm. Skaneri funksionon në të njëjtën mënyrë si ai i vjetër, por me një ndryshim të thjeshtë që personat që kalojnë përmes kontrollit nuk u duhet më të ngrenë duart lart.
Ky sistem skanimi është menduar që njerëzit thjesht të kalojnë përmes tij dhe teknologjia realizon kontrollin e të gjithë trupit kaq lehtë. Larry Nau, drejtor në Transport Security Administration, në aeroportin ku do të përdoret pajisja e re e skanimit,u shpreh se kontrolli realizohet në një kohë mjaft të shpejtë, dhe kjo për një aeroport ku lëvizin mbi 70,000 udhëtar në ditë, do të thotë shumë pasi edhe sekondat vlejnë.
Në vend të procedurës së zakonshmetë kontrollit në aeroport, ata do të qëndrojnë në mes dy skanerëve të mëdhenj vertikalë. Ai gjithashtu pohon se ky aeroport është i pari në vend që të përdorë teknologjinë megjithëse ato gjithashtu janë testuar diku tjetër në botë. Gjithashtu nuk do të kërkonte më pas që pasagjerët të hiqnin xhaketa ose sende nga xhepat e tyre si pjesë e procedurës së kontrollit.
Sistemi i quajtur edhe si ecja përmes skanerave përdor sensorë të dizajnuar fillimisht për të zbuluar aktivitetin astronomik në hapësirë ​​të thellë dhe ka aplikuar teknologjinë për vlerësimin e trupit të njeriut. Studion dritën e zbehur të emetuar nga trupat e njeriut dhe dallon objekte të fshehura. Një operator i sheh konturet e këtyre njollave të errëta dhe një program kompjuterik i identifikon ato nga silueta e tyre për të dalluar midis një telefoni celular dhe një armë, për shembull.
Sipas disa studimeve numri i pasagjerëve pritet të dyfishohen në 20 vjet, duke i vënë ambientet e sigurisë në aeroport nën një presion të madh. Projekti është një nga tetë që kanë marrë fonde nga 2.3 milion dollarë të vëna në dispozicion nga Qeveria përmes një konkurrence të mbrojtjes dhe sigurisë.