
Elon Musk hap per here te pare tunelin nentokesor
Elon Musk ka realizuar testin e parë të tunelit nëntokësor disa milje të gjatë që shtrihet nën rrugët e Los Anxhelos, nga selia SpaceX në një lagje në Hawthorne.
Në demonstrimin e djeshëm të bërë nga kompania Boring, Elon Musk e përshkroi përvojën si 'tepër të arrirë'. Por kur Musk zbuloi tunelin e tij nëntokësor, të quajtur "loop", gjërat nuk rezultuan dhe aq të planifikuara, pasi u vu re se drejtuesit hasën vështirësi gjatë kalimit nëpër tunel.
Drejtuesit u ankuan për një udhëtim 'çuditërisht jo të sheshtë', pasi secila veturë është e pajisur me 'rrota binarësh' që e ndihmojnë atë të lëvizë përgjatë seksioneve prej betoni që synojnë të ndihmojnë në mbajtjen e automjetit, dhe disa të tjerë madje pohojnë se kishin ndjesinë e marramendjes teksa udhëtonin përmes tunelit. Në vend të shpejtësive 150mph, udhëtarët lëviznin së bashku në midis 40 dhe 50mph. Çdo makinë është pajisur me rrota drejtuese horizontale që kushtojnë rreth 300 dollarë, të cilat përdoren për t'i mbajtur ato në shinat prej betoni.
Kontributi i mundshëm në ndjesinë e marramendjes ishte fakti se Modeli X në tunelin e testimit udhëtoi në dy të ndara të betonit të formuar përgjatë murit. Shinat apo binarët përmes të cilave kalonin automjetet ishin herë pas here aq të pabarabartë sa 'ndihej sikur po kalohej në një rrugë të paasfaltuar', sipas Los Angeles Times. Musk tha se një pjesë e tronditjeve gjatë udhëtimit ishte për shkak të problemeve me një makinë shtrimi.
Tuneli, i cili deri më tani është pak a shumë i gjatëmë shumë se një milje, u vjen në ndihmë makinave duke kaluar nëntokë përmes tij, në mënyrë që të shmanget dhe evitohet trafiku jashtëzakonisht i rënduar nëpër rrugët e qytetit. I krijuar nga kompania Boring e Elon Musk, plani është që përdorimi i tunelit nga udhëtarët të ketë koston prej rreth 1.00 dollarë për çdo udhëtim, për të shmangur kilometrat e trafikut të rënduar. Deri tani, Boring ka shpenzuar 10 milion dollarë në projekt për dy vjet në të cilat ka punuar për ndërtimin e tunelit.
Koncepti fillestar ishte që të kishte funksionin e kalimit nëpër tunel përmes podeve, të cilat mund të përdoreshin nga këmbësorët dhe çiklistët. Në Los Angeles, Musk shpreson të përfundojë rrjetin e tij deri në vitin 2028, kur qyteti pret Olimpiadën. Edhe pse projektet deri tani kanë qenë të kufizuara në SHBA, Musk tha se aspiratat e tij ishin globale."A nuk do të ishte e pabesueshme nëse mund të udhëtonit përreth Los Anxhelosit, Nju Jorkut, Uashingtonit, Çikagos, Parisit, Londrës, kudo në 150mph? "Kjo do të ishte fenomenale," tha ai.
Më të lexuarat








