×
Secondary Adv

Ndricon ne erresire, makina e re nga Nissan terheq vemendjen e te gjitheve

Share on Google+

Nissan po bëhet me të vërtetë krijuese në promovimin e makinën së saj elektrike. Në shtator të 2014-ës, kompania ka krijuar një variant përmirësim me porosi, një aferë e një lloji. Dhe pikërisht këtë javë që kaloi kompania prezantoi mbulesën e re të makinës së saj të lyer me një lloj boje që ndricon në errësirë.

 


Duke e lidhur me gjendjen aktuale të rrugëve në Shqipëri,  pa ndricim dhe tabela orientuese, një makinë e tillë do të ishte zgjidhje efikase. Por makina nuk do të jetë gjerësisht në dispozicion për blerje tani për tani.

 


Nissan thotë se ideja është që ta shfaqë si makinë dhe të ndihmojë në rritjen e numrit të njerëzve që përdorin energjinë diellore. Sipas Nissan, arsyetimi është i thjeshtë: shpenzimet e vazhdueshme të një makinë elektrike janë tashmë mjaft të ulta, por ju keni për ti karikuar ato dhe shumica e konsumatorëve e bëjnë që në shtëpi këtë.

 

 

Dhe pse panelet diellore zakonisht nuk mund të karikojnë totalisht makinën tuaj elektrike gjatë natës, në shumë raste familjet me panele diellore mund të paguhen për energjinë e tepërt duke e kthyer atë në rrjet gjatë ditës, gjithashtu duke i bërë shpenzimet e përgjithshme të energjisë elektrike më të ulta.


Ndërsa boja që shkëlqen gjatë natës tashmë është gjerësisht në dispozicion, Nissan ka përdorur një lloj të veçantë, tërësisht organike në veshjes e makinës së re, e cila përfshin stroncium aluminati - një inerte biologjike, pa erë dhe mjaft e rrallë në tokë.

 

Kjo shtresë e bojës thith energjinë UV (ultaviolet) gjatë ditës, duke e ofruar nga 8 deri 10 orë ngjyra të ndezura gjatë natës. Dhe Nissan thotë se kjo bojë zgjat deri në 25 vjet nëse kompania e bën atë komerciale


Më të lexuarat