Kohët e fundit në YouTube ka qarkulluar një video mbresëlënëse që tregon se si mund të parkohet një biçikletë, duke dëshmuar edhe një herë për të gjithë se Japonia është vendi teknologjikisht më i përparuar dhe që mendon për çdo gjë.
Në videon e postuar mund të shihet fare qartë sesi mund të parkohet një biçikletë në një parkim nëntoksor, i cili funksionon nëpërmjet një ashensori automatik që zbret poshtë bicikletën. Një krah ndihmës metalik e merr bicikletën, e zbret poshtë dhe e vendos në pozicionin e saj, derisa vjen i zoti për rikthimin e saj në sipërfaqe.
Ky është vendi ku zinxhirët e biçikletave janë të tepërta dhe ju kurrë nuk do të humbisni asgjë. Edhe pse garazhet nëntokësore për bicikleta në Japoni kanë qenë rreth e rrotull prej vitesh, një kompani japoneze inxhinierike Giken Seisakusho Co, gjeti këtë zgjidhje inovative duke ofruar jo vetëm siguri por edhe dicka vërtet futuristike.
Sipas kompanisë në fjalë parkimi nëntokësor mund të mbajë deri në 204 biçikleta standarde dhe mund të parkojë një biçikletë në vetëm 13 sekonda. Ky sistem funksionon duke përdorur një kartë, e cila kushton vetëm 15 dollarë në muaj, shumë herë më lirë se kostoja e një biçiklete të vjedhur.