Volo Beauty ka prezantuar së fundmi tharëse e parë në botë e cila nuk është elektrike pra që nuk lidhet detyrimisht me një kabull elektrik por funksionon me bateri.
Firma tregoi teknologjinë e cila u vlerësua me çmime në CES, përpara hapjes zyrtare të shfaqjes, duke zbuluar se si kalon nga sistemi tradicional i ngrohjes së spirales në një teknologji të re e cila shkurton mjaftueshëm kohën e nevojshme për të tharë flokët tuaj.
Sipas Volo, tharësja pa kabull mund të punojë në nivel të mesëm nxehtësie për më shumë se 20 minuta në një karikim të vetëm megjithëse firma thotë se mund të thajë flokë të gjatë në vetëm 10 minuta. Sistemi, i quajtur Volo Go, ka një bateri të inkorporuar gjatë gjithë dorezës, duke e lejuar atë të eleminojë nevojën për kabuj të gjatë që ngatërrohen dhe vendosen në prizë duke shpenzuar edhe energji. Por, nuk është e lirë; Volo thotë se tharësja e tij me bateri do të mund të blihet për një çmim rreth 399 dollarë.
Ndryshe nga modelet tradicionale të tharëseve të flokëve, të cilat mbështeten në tela nikel i, Volo Go përdor kuarcin infra të kuqe.Teli i nikelit bazohet në nxehtësinë përçeuese, shpjegon Goldman."Pra, ne kemi revolucionarizuar elementë ngrohje duke përdorur kuarc in nfra të kuq, e cila është një metodë e ndryshme për tharjen e flokëve. Kuarci infra i kuq është ngrohje rrezatuese, si dielli. 'Ajo lëshon një shkëlqim, dhe kjo është nxehtësia rrezatuese. 'Nuk është aq e nxehtë, por flokët tuaj thahen më shpejt, nga brenda'.
Në mesatare të ngrohjes, Volo Go mund të punojë për rreth 24 minuta në një karikim të vetme. Në një nxehtësi të lartë, ajo do të zgjasë rreth 13 minuta. Firma thotë se kjo duhet të jetë më se e mjaftueshme, madje edhe për përdoruesit me shumë flokë apo flokë mjaft të gjatë. "Pajisjet e flokeve janë një treg 20 miliardë dollarë në vit, por megjithatë ata ende kërkojnë që konsumatorët të qëndrojnë të lidhur pas një muri, pra të limituar në lëvizje", tha Jonathan Friedman, President dhe Bashkëthemelues. "Ndërmjet elementit të nxehtësisë FLO, i cili është më i shëndetshëm për flokët dhe baterisë litium-jon, VOLO Go është një inxhinieri që do të ndryshojë përgjithmonë tregun e pajisjeve të nxehtësisë."