E quajtur BreadBot, kjo është makineria robotike që arrin të prodhojë deri në 10 bukë në një orë të vetme, të cilat nuk kanë asnjë dallim nga ato të bëra nga një njeri.
Kompania Wilkinson Baking Company me bazë në Uashington ka krijuar makinerinë robotike e cila ka aftësinë e veçantë për të përzierë përbërësit, të zërë brumin dhe më pas të pjekë deri në 10 buke për vetëm 1 orë.
Deri në 10 bukë janë të gatshëm të bien nga një makinetë e cila shërben për shitjen e tyre çdo orë, dhe krijuesit e saj thonë se BreadBot arrin të prodhojë bukë po aq të mira sa edhe një bukëpjekës. Gjithashtu një synim i kompanisë por edhe pritshmëritë për shkak të efektivitetit të lartë të makinerisë robotike, është vendosja e këtyre makinetave robotike në dyqane të mëdha ushqimore së shpejti. BreadBot mund të bëjë çdo lloj buke që ju dëshironi, duke përfshirë përbërës me mjaltë tërshërë dhe thekër.
Së pari, një përzierje e thatë shtohet në një mekanizëm në formë gypi, e quajtur hinkë. Një shumëllojshmëri e sensorëve përcaktojnë se maja duhet përdorur, pastaj shtohet uji dhe përbërësit përzihen për rreth gjashtë minuta, përpara se brumi të kalojë drejt pjekjes. Bukët janë vendosur në enë individuale, ku përfundojnë proçesin e pjekjes. Kur procesi i pjekjes është i kompletuar, një krah robotik heq bukën nga tava dhe e vendos atë në makinën shitëse ku klientët mund ta marrin atë.
Kompania thotë se BreadBot është gati të ndryshojë mënyrën se si ne jemi mësuar të blejmë zakonisht bukën tonë të freskët nga dyqani. Është e gjitha e automatizuar. Mund të fillojë në orën 3 të mëngjesit, kur askush nuk është aty dhe kur të arrini, keni bukë të freskët, tha Randall Wilkinson, Drejtor Ekzekutiv i kompanisë Wilkinson.
Duke qënë se buka vjen nga një makineri, kompania thotë se bukët përfundojnë duke qenë më të freskëta se produktet e mbushura me konservues që gjenden zakonisht në raftet e dyqaneve ushqimore. Wilkinson tha se bukëpjekësit, të quajtura bukëpjekës master, kanë shprehur shqetësim rreth makinerive robotike si BreadBot të cilat mund të zëvendësojnë punën e tyre, por thonë se buka e prodhuar nga makineria ka shije të njëjtë me atë që prodhohet nga njeriu.