×
Secondary Adv

Hyundai zbulon modelin unik te makines me kembe

Share on Google+

Hyundai ka prezantuar modelin më të pabesueshëm, një makinë e cila ka katër këmbë të gjata që shërbejnë për tu ngjitur dhe për të lëvizur në terrene të vështira. 

 

Firma ka zbuluar tashmë modelin e saj më radikal, i cili bën një kombinim të përkryer të makinës tradicionale me rrota dhe të një modeli krejtësisht të ri me këmbë të cilat hapen në momentin kur makina has në terrene të rrezikshme. 

 

Gjithashtu Hyndai ka prodhuar edhe një version të ngjashëm që nuk është një automjet personal por do të shërbejë si taksi. Ky automjet ka si funksion ngjitjen nëpër shkallë për të marrë pasagjerë të cilët janë në karrocë me rrota, duke u lejuar këtyre njerëzve thjesht të lëvizin karrocën drejt bordit të makinës pa asnjë vështirësi. Gjithashtu një aplikim i mundshëm i këtyre automjeteve inovative do të ishin edhe situatat e emergjencës dhe misionet e shpëtimit. 

Por sipas kompanisë, kjo teknologji shkon përtej situatave emergjente. Elevate është automjeti i parë Ultimate Mobility (UMV), teknologji e përzierë që gjendet në makinat elektrike dhe robotët, gjë që lejon që ajo të kalojë terrenin përtej kufizimeve të çdo automjeti të zakonshëm të prodhuar ndonjëherë, thotë Hyundai. Këmbët gjithashtu mbështillen në rastet e udhëtimit në rrugë të zakonshme apo terrene normale, ku fuqia e nyjeve pritet dhe përdorimi i një sistemi të integruar maksimizon efikasitetin e baterisë.  

Kjo lejon Elevate që tëudhëtojë në autostradë me shpejtësi ashtu si çdo automjet tjetër. Duke kombinuar fuqinë e robotikës me teknologjinë e fundit të Hyundai, Elevate ka aftësinë për ti çuar njerëzit aty ku asnjë makinë nuk ka qenë më parë dhe për të ripërcaktuar perceptimin tonë për lirinë e makinave, tha David Byron, menaxher i projekteve. 


Më të lexuarat