Tesla krijon nje bateri qe do te furnizoje me energji te gjithe shtepine
Imagjinoni sikur t’ju jetë ndërprerë energjia ne shtepi. Nuk keni elektricitet, që do të thotë se shumë gjëra nuk funksionojnë, si kompjuteri, televizori, kondicioneri etj. Po sikur t’i furnizonit të gjithë këto pajisje me një bateri të vetme?
Kompanitë që merren me prodhimin e makinave, si Toyota dhe Nissan, kanë dhënë idenë për përdorimin e baterive elektrike të makinës për të furnizuar me energji shtëpinë. Tesla gjithashtu është e interesuar për krijimin e një baterie të tillë. Gjatë publikimit të rezultateve financiare të kompanisë Tesla, shefi ekzekutiv i saj, Elon Musk, na la të kuptojmë se kompania po punon për krijimin e një baterie për shtëpi.
Sipas CEO-s së saj, Tesla mund të jetë burimi kryesor i fuqisë për shtëpinë tuaj dhe do të ofrojnë shërbime komunale në shkallë të gjerë në një mënyrë të re për ruajtjen e energjisë së rinovueshme. Duke pasur parasysh bumin globale në energjinë diellore, shumë më tepër nga pajisjet tuaja të mund mund tw furnizohen me energji pa ndwrprerje në të ardhmen e afërt.
Një nga problemet më të mëdha në gjenerimin e energjisë nga burimet e rinovueshme ka qenë ruajtja e saj. Energjia diellore për shembull gjenerohet vetëm gjatë ditës dhe çdo energji e tepërt shkon prapa në rrjet. Bateria e re Tesla do të ofrojnë një mënyrë që ju ta ruani këtë energji të tepërt të gjeneruara në mënyrë që ju të mund ta përdorni atë në një tjetër kohë. Dizajni është gati në përfundim dhe prodhimi mund të nisë pas gjashtë muajsh, edhe pse Tesla nuk ka dhënë një datë të saktë se kur do të prezantohet zyrtarisht.
Që vitin e kaluar Musk zbuloi këtë plan, por tani po vihet në jetë. “Ne po përpiqemi të gjejmë një bateri të palëvizshme, diçka që mund të jetë si pakoja Model S, diçka e sheshtë, 5 inç që mund të vendoset në mur, me një mbulesë të bukur, një konvertues në dy drejtime, që e vë në punë dhe funksionon,” deklaroi Musk vitin e kaluar. Do të jetë interesante të shohim një bateri të tillë të krijuar nga Tesla dhe se sa ndryshe do të jetë nga ato që kanë propozuar Toyota dhe Nissan.