Smartphoni i palosshëm nga Samsung, i shumëpritur prej vitesh, tashmë sipas kompanisë do të jetë gati për shitje nga mesi i këtij viti.
Pas shumë vitesh në të cilat fjalë të ndryshme qarkullonin për një pajisje të tillë, më në fund Samsung në muajin nentor bëri një prezantim të telefonit që paloset, duke shuar kështu kureshtjen e të gjithëve.
Smartphoni i palosshëm i Samsung është një prej telefonave më të shumëpritur, për të cilin shumë është aluduar për modelin, dhe se si do të dukej ai. Por prezantimi i kompanisë pak muaj më parë zbuloi gjithçka që më parë nuk dihej. Ajo çfarë u la ende e panjiohur ishte data e daljes në shitje, e cila u bë pak ditë më parë e ditur në CES. Samsung ka njoftuar se brenda gjysmës së parë të 2019, telefoni i palosshëm do të dalë në shitje. Deri pak kohë më parë ende qarkullonin fjalë që kompania nuk ka ende një dizajn përfundimtar për pajisjen inovative, duke sjellë skepticizëm për admiruesit e Samsung.
Por një përfaqësuese e kompanisë foli edhe për tendencat e dizajnit të smartphonëve. Ajo u shpreh se ditët e sotme njerëzit kërkojnë gjithnjë e më tepër një ekran më të madh, prandaj kornizat rrethuese të ekranit po bëhen gjithnjë e më të holla duke lënë më shumë hapësirë. "Kjo është arsyeja që ne krijuam Infinity Flex, në mënyrë që të mund t'u japim konsumatorëve ekranin më të madh", u shpreh ajo.
Shumë detaje rreth telefonit të palosshëm janë ende të panjohura, duke përfshirë çmimet, specifikat, dhe madje edhe pamjen e saj përfundimtare. Por pak nga pak Samsung po shkon drejt përfundimit të telefonit me dizajnin unik që paloset. Smartphoni që paloset, së bashku me disa pajisje të reja 5G, mund të jetë forca e Samsung për të trazuar tregun e prodhuesëve të telefonave smart gjatë këtij viti.