×
Secondary Adv

Teknologjia do pergjysmoje vendet e punes brenda dekades

Share on Google+

Gjysma e punëve të tanishme do të zëvendësohet nga inteligjenca artificiale brenda 15 vjetësh, ka paralajmëruar një nga ekspertët Kinezë që studion robotikën.   

 

Kai-Fu Lee, autori i librit bestselling Super Aftësitë e inteligjencës artidiciale: shprehet në të se bota e punësimit po përballet me një krizë 'të ngjashme me atë me të cilën u përballën fermerët gjatë revolucionit industrial'. "Njerëzit nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për efektin që inteligjenca artificiale do të ketë në punën e tyre", tha ai. 

 

Ai beson se është e domosdoshme 't'i paralajmërojë njerëzit rreth epokës së zhvendosjes që është shumë afër, dhe t'u tregojë se si mund të fillojnë rikualifikimin'. 'Inteligjenca artificiale është e fuqishme dhe e adaptueshme, por nuk mund të bëjë gjithçka që njerëzit bëjnë.' Lee beson se inteligjenca artificiale nuk mund të krijojë, të konceptojë ose të bëjë planifikime strategjike komplekse, ose të ndërmarrë punë të vështira që kërkojnë koordinim të saktë të syve me duart. Ç'është më e rëndësishmja, ai thotë se kjo teknologji sado inovative, nuk mund të ndërveprojë me njerëzit njësoj siç ne bëjmë me njëri tjetrin, me ndjeshmëri, lidhje emocionale dhe dhembshuri.  

Psikiatër, punonjësit socialë dhe këshilltarët e martesës nuk kanë gjasa të humbin vendet e punës, së bashku me infermieret, kërkuesit dhe shkencëtarët e inteligjencës artificiale, beson ai. Megjithatë, disa vende pune do të zhduken, dhe madje më shpejt nga sa ne e mendojmë. Shumica në rrezik janë punonjësit e marketingut dhe teleshitësit, tha Lee, duke treguar sistemin e diskutueshëm të inteligjencës artificiale të Google që mund të mashtrojë njerëzit, si shembull të së ardhmes. "Ju ndoshta keni marrë tashmë thirrje, por thirrjet e ardhshme do të jenë më të natyrshme," thotë ai.

 

'Inteligjenca artificiale mund të përdorë profilet e konsumatorëve, blerjet e kaluara dhe njohjen emocionale për të gjetur mënyra për t'u apeluar atyre, madje duke përdorur një zë femëror qetësues ose një zë mashkullor bindës'. Lee tha gjithashtu se suporti i klientëve, punëtorët e magazinave dhe operatorët telefonikë janë në rrezik. Çelësi i punësimit në të ardhmen do të jetë ndjeshmëria, tha ai. 


Më të lexuarat