Apple sjell se shpejti Iphone XI Max me tre kamera
Pak ditë më parë një foto bëri xhiron në internet pasi në të shfaqej modeli më i ri i Apple, iPhone XI me 3 kamera të pasme dhe një blic të vendosur asimetrikisht.
Duket se Apple ashtu si edhe rivali i tij Samsung do të kenë një vit të suksesshëm, pasi të dyja kompanitë mendohet se gjatë këtij viti do të vijnë me pajisje të reja. Samsung ka njoftuar më parë që në 20 Shkurt do të zhvillojë eventin ku do të prezantohen pajisjet e reja të tij, Galaxy S10 si dhe telefoni që paloset.
Ndërsa nga Apple ende nuk ka pasur ndonjë deklaratë apo ndonjë e dhënë rreth një pajisjeje të re, por sipas të dhënave të fundit, kompania po bëhet gati për Iphone XI. Sipas fotove që kanë qarkulluar së fundmi, Iphone XI, ose Iphone 11, do të ketë tre kamera të pasme, të cilat së bashku me një blic janë të vendosura në mënyrë asimetrike. Sipas The Wall Street Journal, Apple do të hedhë në treg tre iPhone këtë vjeshtë, duke përfshirë edhe një pasues për modelin XR.
Raporti vëren se Apple ka zgjedhur të qëndrojë me një gjeneratë të dytë XR sepse iPhone i ri me një ekran LCD ka qenë në diskutim për produktin në fjalë për muaj dhe planet nuk mund të ndryshohen lehtësisht. Planifikimi për modelet e vitit 2020 është në një fazë më të hershme dhe janë më shumë në një fazë rishikimi. Përveç një pasuesi të iPhone XR, Apple gjithashtu po bën dy pajisje me ekran OLED. Vitin e ardhshëm, vëren raporti, në të gjithë modelet e reja të iphone do të shfaqen ekrane OLED.
Versioni i iPhone 11 i iPhone XS Max, i cili mund të quhet iPhone 11 Max, mendohet se do të përmbajë tre kamera në anën e pasme, por modeli me tre kamera nuk do të ketë një version më të vogël iPhone 11 si në modelet e mëparshme. Modeli prej 5,8-inç, si dhe telefoni LCD, do të kenë kamera me dy lente. Megjithatë pritet që vetë kompania të dalë në një deklaratë ku të pohojë apo mohojë imazhet që qarkullojnë për iphone XI, ku edhe nëse ato janë të sakta, ende nuk dihet se kur do të jetë data që do dalin në shitje.