Secondary Adv

Ja cilat jane 10 vendet me te ftohta

Share on Google+

Njerezit kanë krijuar hapësira të banueshme në të gjithë botën, por disa prej vendeve të banuara në kushte ekstreme, janë ato me temperaturat më të ulta. 

 

Temperaturat nëpër botë janë të ndryshme ashtu si edhe stinët. Shumë prej vendeve përbëhen nga një mot i ftohtë i cili qëndron në të njëjtat kushte gjatë gjithë vitit. Disa zona regjitrojnë gjithashtu temperatura ekstreme nën 0, të cilat qëndrojnë të tilla për periudha të gjata kohore, si gjatë stinës të dimrit apo edhe në raste të tjera përbëjnë pjesën më të madhe të harkut kohor të një viti. Më poshtë gjenden të renditura 10 shtetet apo 10 vendet me temperaturat më ekstreme, pra më të ftohta në të gjithë botën.   

 

1. ANTARKTIKA 

Temperaturat në zonën e Antarktikës kanë arritur rekorde deri në minus 100 gradë celcius në një periudhë të caktuar të vitit.    

 

2. KAZAKISTANI 

Në këtë shtet ka shumë zona të cilat janë përherë të mbuluara nga akulli. Gjatë dimrit, temperaturat bien ndjeshëm poshtë zeros, duke e bërë atë një prej vendeve më të ftohta në botë. 

 

3. RUSIA 

Shumica e zonave në Rusi janë shumë të ftohta gjatë gjithë vitit, ku edhe temperaturat e stinës së verës, mund të jenë gjithashtu nën zero gradë. 

 

4. GRENLANDA

Kjo zonë e madhe veriore është një nga vendet më të ftohta në botë dhe është e rrethuar nga oqeani i ngrirë nga të gjitha anët. Sezoni i verës karakterizohet gjithashtu nga temperatura nën zero dhe ky rajon ka ditë ose netë jashtëzakonisht të gjata në varësi të sezonit. 

 

5. KANADA 

Gjatë dimrit pothuajse i gjithë territori i Kanadasë përfshihet nga reshjet e dëborës si dhe temperaturat e ulta të cilat arrijnë deri në minus 40 gradë celcius, duke e shndërruar në një prej vendeve më të ftohta të botës.  

 

6. SHTETET E BASHKUARA

Vendosur në jug të Kanadasë, Shtetet e Bashkuara janë një nga vendet më të ftohta në botë, megjithëse jo të gjitha rajonet kanë një temperaturë uniforme. Për shkak të hapësirës së saj të madhe gjeografike, ekzistojnë një sërë kushtesh klimatike në këtë vend. 

 

7. ISLANDA 

Temperaturat mund të bien lehtë në minus 10 gradë ose më të ulët duke e bërë atë një nga vendet më të ftohta në botë. Gjithashtu rajonet veriore të Islandës kanë temperatura nën-zero gjatë gjithë vitit. 

 

8. FINLANDA 

Një nga vendet skandinave, Finlanda ndodhet në veriun ekstrem të Evropës dhe ka një sezon të gjatë dimri. Në të gjithë vendin ka borë dhe sasia e rrezeve të diellit ndryshon në mënyrë dramatike sipas sezonit. 

 

9. ESTONIA 

Një vend tjetër evropian në listë, temperaturat nën zero të Estonisë nuk janë rezultat i reshjeve të vazhdueshme të borës. Në vend të kësaj, rrymat e erës në këtë vend është e tillë që sjell temperatura jashtëzakonisht të ftohta duke e bërë këtë vend përherë të ngrirë. 

 

10. MONGOLIA 

Erërat e ftohta që vijnë nga Veriu bllokohen nga majat e larta që çojnë në dëbore në vend dhe temperatura gjatë dimrit lehtë mund të bjerë në minus njëzet gradë.


Më të lexuarat