Secondary Adv

Njihuni me robotin kuzhinier

Share on Google+

Kompania Nvidia ka krijuar një robot i cili përmes inteligjencës artificiale arrin të identifikojë përbërësit e gatimit dhe të jetë një ndihmës i përkryer në kuzhinën tuaj. 

 

Kompania ka testuar robotin i cili arrin të lëvizë lehtësisht nëpër kuzhinë dhe gjithashtu të identifikojë përbërësit e duhur për një gatim të caktuar. Ajo shpreson se duke qënë se roboti bëhet akoma më i zgjuar, ai mundet që një ditë të punojë krah njerëzve për ti ndihmuar ata të gatuajnë.  

 

Roboti kuzhinier, është një prej shumë robotëve të tjerë të zhvilluar në laboratorin e ri të firmës në Seattle. Këta robotë të cilët arrijnë të kryejnë detyra të komplikuara, mund të luajnë rol të rëndësishëm në spitale, fabrika, të ndihmojnë njerëzit me aftësi të kufizuara dhe tashmë edhe në shtëpi duke qënë një ndihmë e madhe në kuzhinë. Roboti ndihmës i kuzhinës përdor inteligjencën artificiale dhe të mësuarit e thellë për të zbuluar dhe gjurmuar objektet, si dhe për të zbulojnë se ku janë sirtarët dhe dyert në kuzhinë, tha Nvidia.  

Mund të hapë dhe të mbyllë vetë dyert e makinave gjithashtu."Ne duam të zhvillojmë robotë që natyrisht mund të kryejnë detyra përkrah njerëzve," tha Dieter Fox, i cili drejton laboratorin, në një deklaratë. "Për ta bërë këtë, ata duhet të jenë në gjendje të kuptojnë atë që një person dëshiron të bëjë dhe të arrijë të zbulojë se si ta ndihmojnë atë të arrijë një qëllim". Pasi roboti zbulon objektet përreth tij, këto të dhëna përdoren për të gjeneruar "reagime të vazhdueshme perceptuese" se ku janë nëse lëvizin, nëse bien ose pozicioni i tyre ndryshon në ndonjë mënyrë. 

 

Informacioni më pas i kalon sistemit i cili i mundëson robotit të bëjë 'një lëvizje në kohë reale, të shpejtë, reaktive, adaptuese dhe njerëzore', tha Ratliff. Qëllimi është që ndihmësi i kuzhinës të jetë në gjendje të merret me enët e pista, të marrë përbërësit dhe të gatuajë përkrah njerëzve. "Një prej fushave më të vështira bashkëpunuese është ambienti i kuzhinës," shpjegoi Ratliff. 

"Pra, ne kemi zgjedhur atë si një shtrat prove kështu që ne mund të zhvillojmë një shumësi teknologjish të tilla, të studiojmë sistemin në këtë hapësirë ​​dhe shumë prej atyre gjërave që mësojmë ti zbatojmë në të gjitha fushat e tjera bashkëpunuese".   


Më të lexuarat