
Kondicioneri personal qe ju ndjek kudo qe shkoni
Është sërisht në Dubai, por kësaj radhe një grup dizejuesish kanë krijuar një kondicioner “re personale” që të ftoh kudo që shkoni. Por ajo që e bën të vecantë është se janë sensorët ata që lokalizojnë njërëzit dhe më pas u lëshojnë atyre një avull freskues. Sipas zhvilluesve është menduar që këto sisteme ftohëse të jenë për ambjente publike dhe për qytete tejet të nxehta sikurse dhe Dubai.
Dubai ka një klimë tropikale shkretëtire: verërat janë jashtëzakonisht të nxehta dhe të lagështa, me temperaturë mesatare rreth 40 ° C dhe gjatë natës rreth 30 ° C. Sidomos në mjediset urbane, në pjesën më të madhe të vitit, klima dekurajon njerëzit për të ecur në këmbë, jashtë ndërtesave me ajër të kondicionuar. Tashmë në dispozicionin vjen “reja personale” e cila ju ndjek nga pas, duke ju ftohur kudo që ju shkoni. “Retë” ftohëse individuale ndjekin njerëzit, duke ju siguruar rehati si dhe përmirësojnë efikasitetin e përgjithshëm të energjisë.
Studio e projektimit Carlo Ratti Associati ka krijuar një sistem të ri kontrolli të klimës. Projekti i quajtur “cloud cast” është një sistem ftohje i montuar në tavan dhe përdor një sensor për të gjurmuar lëvizjet e njerëzve si dhe për të siguruar një ftohje të lokalizuar.
Projekti është pjesë e shumë studimeve mbi sistemet e vendndodhjes me bazë, për kontrollin e temperaturës dhe për këtë është eksploruar metoda se si të bëhen hapësirat publike në qytete të tilla si Dubai, më të jetueshme.
“Ftohja me avull ka qenë përdorur ndër shekuj në gadishullin arab dhe është akoma më efikase se energjia, le të themi, ajeri i kondicionuar. Ajo është bazuar në gjenerimin e mjegulle që nxjerr fitili i ajrit rreth tij ndërsa ajo avullon në mjedis,” shpjegon profesor Carlo Ratti, drejtor i laboratorit MIT dhe themelues i zyrës së dizajnit Carlo Ratti Associati.
“Në sistemet tradicionale, megjithatë konsumohej energji dhe ujë për ftohjen e hapësirave këtu do të përdoret më pak. Në projektin tonë, ne fokusohemi tek njerëzit, duke përdorur sensorët për të rritur efikasitetin”.
Sistemi i ri i klimatizimit i njeh vizitorët me anë të këtyreve sensorëve dhe e aktivizon atë në moment si rrjet bi-dimensional. “Jeta urbane në të gjithë diversitetin e saj shpaloset para nesh kur ne jemi në këmbë. Ne kemi besim se duke përmirësuar kushtet e ecjes në këmbë në Dubai, është e mundur jo vetëm për të forcuar trafikun e këmbësorëve, por edhe duke përmirësuar jetën e qytetit”, shprehet Pietro Leoni nga Carlo Ratti Associati.
"Për më tepër, ne mendojmë se mund të kontribuojnë për një mjedis urban më të larmishëm dhe tërheqës.” Në përgjigje të problemeve të shkaktuara nga këto kushte të pakëndshme dhe të papërballueshme kompania në fjalë ka krijuar këto sisteme klimaterike për ambjente publike të cilat ftohin me avull nëpërmjet sensorëve, duke kursyer energji dhe ujë njëkohësisht.
Aplikimi i parë i kësaj teknologjie është bërë në muzeun e qeverisë së Dubait. Më konkretisht, sensorët janë të instaluar në strukturën e vendosur në tavan dhe gjurmojnë levizjet e kalimtarëve si dhe interpretojnë frekuencat e larta të valëve të zërit. Të dhënat nga këto sensorë më pas dërgohen në sistemin qendror të kontrollit, i cili përdoret për të shkaktuar hidro-valvulat dhe drita LED. Efekti është ai i një mjegulle ftohëse.
"Ne parashikojnë që qyteti i së ardhmes do të jetë një vend i projektuar për njerëzit, duke u dhënë atyre një shans për të përmisuar mjedisin dhe për të përjetuar plotësisht jetën e përditshme," thotë menaxheri i projektit Emma Greer nga Carlo Ratti Associati. Projektet si “Reja personale”mund të ndihmojë që një vizion të bëhet realitet.”
Më të lexuarat








