Secondary Adv

Marty, roboti qe supervizon supermarketet

Share on Google+

Roboti me rrota i quajtur Marty po përdoret në 500 supermarkete për të identifikuar dhe njoftuar punonjësit për praninë e lëngjeve dhe sendeve të thyera në dysheme.  

 

Drejtori Ekzekutiv i Badger Technologies Tim Rowland, thotë se robotët e tij të pajisur me kamera ndalojnë menjëherë pasi zbulojnë praninë e diçkaje të derdhur në dysheme.  

Por për t'u siguruar, njerëzit që punojnë në një qendër kontrolli shqyrtojnë imazhet para se të aktivizojnë një alarm pastrimi që njoftohet përmes një altoparlanti, pas të cilit punonjësit e supermarketit nxitojnë për të pastruar. Rowland thotë se 25 prej robotëve tani po operojnë në disa dyqane Giant, Martin dhe Stop & Shop, me 30 të tjerë që çdo javë bëhen pjesë e më shumë supermarketeve dhe dyqaneve të mëdha. 

Roboti lëviz duke përdorur sensorë me bazë lazer dhe gjithashtu ndalojnë kur blerësit dhe karrocat e tyre futen në rrugën ku ai po kalon. Sytë e mëdhenj të cilët duken sikur po të vështrojnë janë të rremë, por secili robot ka tetë kamera, disa të drejtuar a poshtë në dysheme dhe të tjera që mund të shohin raftet. Rowland tha se robotët eventualisht mund të ripërshtaten për të ndihmuar në monitorimin e inventarit të një dyqani.   

 

Në një test të kryer, roboti pasi bëri identifikimin, lëvizi për disa minuta dhe më pas u kthye në vendin e ngjarjes dhe priti derisa një punonjës të shtypë një buton për të pranuar se mbeturinat ishin marrë. Ky nuk është i vetmi robot në supermarkete pasi zinxhiri i supermarketeve Walmart dhe Midwestern Schnucks kanë vendosur robotë që ndihmojnë në monitorimin e inventarit. Mbetet për t'u parë se cilat supermarkete do të përdorin përfundimisht teknologjinë. 

 

Presidenti i UFCW, Marc Perrone tha në një deklaratë se "zgjerimi agresiv i automatizimit në dyqanet ushqimore dhe të shitjes me pakicë është një kërcënim i drejtpërdrejtë për miliona punëtorë amerikanë që i japin pushtet këtyre industrive dhe klientëve që u shërbejnë".


Më të lexuarat