Secondary Adv

Njihuni me dyqanet e levizshme robotike

Share on Google+

Zinxhiri i supermarketeve Stop & Shop po teston dyqanet e lëvizshme përmes makinave autonome të cilat përmbajnë ushqime të freskëta për konsumatorët. 

 

Risia e kësaj kompanie është pjesë e një partneriteti me firmën Robomart me bazë në San Francisko, automjetet e të cilave do të lëvizin nëpër qytet dhe të ofrojnë produkte ushqimore për konsumatorët të cilët e kërkojnë atë përmes një aplikacioni në telefonat e tyre. 

 

Dyqanet Stop & Shop të cilat vijnë pranë konsumatorëve përmes makinave robotike që përmbajnë ushqime të freskëta, apo të paketuara, të gjitha këto kudo që konsumatorët do të dëshirojnë. Automjetet elektrike do të keni edhe një sistem të kontrollit të temperaturës që i lejon ata të mbajnë të freskëta ushqimet, sistem i cili kontrollohet në distancë në qendrën e prodhimit të Robomart. 

Konsumatorët mund të kërkojnë për praninë e dyqanit të lëvizshëm në shtëpitë e tyre apo kudo që ndodhen nëpërmjet një aplikacioni, në një ndërveprim i cili ngjason pak a shumë me Uber. Pasi automjeti vetë drejtues të mbërrijë, konsumatorët mund të hapin dyert, dhe artikujt që ata përzgjedhin gjurmohen me teknologjinë RFID dhe vizionin kompjuterik. Menjëherë pasi konsumatorët të kenë përfunduar me pazarin e tyre, automjeti do të vazhdojë më pas rrugën e tij duke lëvizur nëpër qytet dhe duke ofruar shërbimin në të tjerë konsumatorë. 

 

Pasi automjeti autonom të jetë larguar një faturë dërgohet menjëherë në emailin e blerësit në të cilën gjenden artikujt e blerë nga dyqani i lëvizshëm. Është si një dyqan shumë më i vogël se Amazon Go që vjen direkt në shtëpinë tënde. Stop & Shop po eksperimenton me robotë këtë vit, meqë zinxhiri së fundmi ka vendosur një flotë robotësh për të patrulluar koridoret e supermarketeve 500 Giant, Martin dhe Stop & Shop. 

 

Robotët janë quajtur "Marty" dhe lëvizin nëpër dyqane duke kërkuar produkte të thyera apo derdhura në dysheme të cilat nevojiten për tu pastruar di dhe gjithashtu është e pasjisur me kamera që kontrollojnë artikujt. 


Më të lexuarat