Amazon po pergatit eventin me te madh te pajisjeve
Amazon ka njoftuar eventin e saj të rradhës që do të mbahet në Korrik të këtij viti dhe që fokusohet në robotikë, hapësirë dhe inteligjencën artificiale.
Konferenva apo eventi i prezantimit të pajisjeve inovative të kompanisë do të quhet re:MARS, i cili ka të bëjë me prezantimin e pajisjeve që përmbajnë inteligjencë artificiale, automatizim, robotikë si dhe lidhet me projekte hapësinore.
Eventi mësohet të mbahet në 7 korrik, në Las Vegas. Do të jetë një event i hapur për publikun dhe do të përfshijë bisedime vizionare, workshope interaktive,tryeza të rrumbullakëta, demostrime të pajisjeve, dhe më shumë, thuhet në deklaratën e kompanisë. "Ne jemi në fillim të një epoke të artë të inteligjencës artificiale," tha Bezos në një deklaratë.
Ai tha se eventi do të sjellë së bashku 'udhëheqës dhe ndërtues nga zona të ndryshme për të ndarë njohuritë dhe për të nxitur ide të reja për inovacionin e ardhshëm'. Amazon tha se konferenca do të tregonte se si po përdor teknologji të avancuara për gamën e shërbimeve të saj nga blerjet në internet tek muzika dhe video. Të tjerë vunë në dukje se konferenca mund të ndihmojë gjithashtu Amazon të shmangë disa kritika rreth përdorimit të inteligjencës artificiale prej saj.
Disa nga këto vepra janë shumë të dukshme, siç janë dronët autonome të shpërndarjes, si dhe eliminimi i kasave dhe pagesave tradicionale në dyqanet Amazon Go si dhe sigurisht duke e bërë jetën e përditshme më të lehtë për klientët përmes Alexa. Pjesëmarrësit do të takohen me inxhinierët e teknologjisë Amazon dhe do të shohin kapsulën e raketës Blue Origin të zhvilluar nga firma private e hapësirës në pronësi të Bezos.
Përveç kësaj, Amazon po planifikon të presë demonstrime të robotikës, si dhe sesione të fokusuara në Alexa dhe Amazon Go, dyqanet e komoditeteve pa arkë. Regjistrimi për Re: MARS hapet në muajin mars, ku çmimet e biletave do të bëhen publike, tha kompania.